“Një dasmë e hatashme” nga Kiço Londo, regjisori: Mungon shpresa! Teatri lidh nyjet shpirtërore që ka prerë politika e 32 viteve

Feb 17, 2023 | 14:56
SHPËRNDAJE

“Një dasmë e hatashme” angleze, vjen e organziuar dhe e sjellë për publikun shqiptar nga regjisori i njohur Kiço Londo, i cili në konferencën para premirerës në Teatrin Kombëtar Eksperimental në kryeqytet, ka zgjedhur të përçojë disa mesazhe të forta.

Në konferencën me gazetarët, Londo tha se si njeri i artit i dhemb shpirti kur sheh që njerëzit largohen nga vendi, teksa ajo që mungon më shumë është shpresa. Për London, vetëm arti mund të lidh nyjet e komunikimit shpirtëror, të cilat i ka prerë politika e 32 viteve tranzicion.

“Një dasmë e hatashme” ka bërë bashkë një kastë aktorësh të njohur, si Julian Deda, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj,  Engjëll Hoxha, por edhe emra që prekin skenën e teatrit per here te pare, si moderatorja Fatma Haxhialiu.

Aktori i njohur Julian Deda duke u ndalur tek bashkëpunimi me regjisorin Londo tha se ndihet i vlerësuar, teksa nuk la pa i kthyer “hakun” atyre regjisorëve që dikur paragjykonin për t’u dhënë role në teatër, aktorëve që luanin në paroditë televizive.

“Një dasmë e hatashme” do të shfaqet në kryeqytet në datat 20, 21, 22, 23, 24, 25 dhe 26 shkurt.

Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë.

Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të përdorin shërbyesen e dhomave.

Për 80 minuta publiku do të mbetet i mbërthyer në lojën e aktorëve dhe emocioneve e shpesh të qeshurave që shkaktojnë situatat komike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura