Dashuronte serbin, familja shqiptare: “Ndahuni, ose jeni të vdekur të dy”

Oct 7, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Një familje kosovare me banim në Salzburg të Austrisë ka kercenuar me vdekje vajzen e tyre 17-vjeçare t dhe te dashurin e saj, me prejardhje serbe, duke mos pranuar dashurinë e tyre. Rasti ka shkuar deri në gjykatë. 

gjyqi

Familja shqiptare pesë anëtarëshe, e cila është paraqitur të martën në gjykatë, ka mohuar akuzën se i kanë bërë kërcënim të rrezikshëm dhe sulm të rëndë të riut nga Serbia.

Tre mujori i lidhjes së dy të rinjve për fat të mirë nuk ka përfunduar me vdekje tragjike si “Romeo dhe Xhulieta”.

Dashuria e dy të rinjve, Adelinës dhe Aleksandrit, ka kaluar në kërcënime mes familjes shqiptare dhe asaj serbe. Mos lejimi i familjes shqiptare që vajza e tyre të jetë në lidhje dashurie me serbin duket se është bërë për shkak të kombësive dhe feve të ndryshme që kanë të dy familjet e këtyre të rinjve, njoftojnë mediat austriake, përcjell albinfo.ch.

Ne jemi myslimanë, ata janë ortodoksë

Sipas aktakuzës thuhet se babai i Adelinës e ka kërcënuar në telefon me 30 maj babanë e Aleksandrit, duke i thënë se djali i tyre ka për të jetuar vetëm edhe 24 orë dhe para syve të tij do ta presin në qafë atë dhe të gjithë anëtarët e familjes.

“Kjo nuk është e vërtetë. I kam thënë vetëm se djali juaj duhet të heqë dorë nga vajza ime. Familja jonë nuk përshtatet me familjen e tyre. Ne jemi myslimanë, ata janë ortodoksë”, ka treguar babai i vajzës, transmeton albinfio.ch.

Sipas denoncimit të bërë në polici nga nëna e Aleksandrit, babai i Adelinës, nëna, dy motrat dhe një kushëri i saj kanë përcjellë dy të dashuruarit në një takim të përbashkët që ata kanë pasur në Dult të Salzburgut. Pasi i kanë ulur të dy në makinë, ata kanë lëvizur për 45 minuta me veturë nëpër qytet dhe i kanë treguar atij se sa e rrezikshme është lidhja e tyre.

“Ne kishim dëgjuar se ai është një përdorues droge dhe rrethi i tij ishte i keq për motrën tonë. Adelina duhej të koncentrohej më shumë në provimin e fundit të profesionit të saj”, ka thënë në gjyq njëra nga motrat e saj.

Gjatë seancës në gjyq ka deklaruar edhe vetë vajza. “Më ulën prapa në karriget e veturës. Gjatë tërë kohës nëna dhe motrat më qortonin. Nëse unë nuk do ta ndërprisja kontaktin, do të isha e vdekur. Ndihesha e kërcënuar”, ka thënë ajo dhe ka vazhduar: “Ne e kemi mbajtur kontaktin tonë të fshehtë për shkak të dallimeve që kemi në nacionalitete. Edhe tash ai ka frikë që diçka mund t’i ndodhë”, njofton albinfo.ch.

Gjykatësja ka ndaluar çdo kontakt të babait të Adelinës me Aleksandrin. Siç raporton “orf.at”, për shkak të kërcënimit të rrezikshëm dhe ndjekjes penale, mund të këtë dënim deri në pesë vjet.

Por, si qëndron dashuria mes dy të rinjve nuk është bërë e njohur!


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura