Dashuria për veten është çelësi i lumturisë!

Aug 15, 2022 | 10:18
SHPËRNDAJE

Për shumë persona mund të jetë një koncept absolutisht i panjohur. Dashuria për veten është një kombinim i vetëpranimit, zotërimit të vetes, vetëdijes, respektit dhe mirësjelljes kundrejt vetes. Koncepti i dashurisë për veten është si teorik, në idenë e të qenit të denjë për respektin e të tjerëve dhe mirësjelljen e tyre, ashtu dhe praktik, e shprehur nëpërmjet gjesteve të dhembshurisë dhe mbështetjes ndaj vetes. Me pak fjalë: dashuria për veten është ndryshimi praktik i vetëbesimit më teorik.

BËNI GJËRAT QË JU PËLQEJNË

Sa kohë i dedikoni vetes për të lexuar librin e preferuar, për të shkuar në palestër apo për të telefonuar një mikeshë dhe sa kohë i kushtoni detyrimeve të punës dhe të familjes? Sigurohuni të planifikoni kohë edhe për gjërat e vogla që ju dhurojnë humor dhe që ju kënaqin.

KULTIVONI NJË INTERES TË RI

Kultivoni një pasion të ri. Kjo është një mënyrë e mirë për të mësuar të bëni diçka ndryshe, t’i jepni hapësirë kreativitetit dhe të zgjeroni rrethin tuaj miqësor. Palestër, kurs kërcimi, gatimi, gjuhe të huaj, fotografie… zgjidheni vetë se çfarë ju intereson më shumë! Mund të zbuloni dhunti që as nuk e mendonit se i kishit!

THONI ‘JO’

Pak sepse nuk ju pëlqejnë konfliktet, pak sepse keni gjithmonë tendencën të kërkoni harmoninë dhe paqen, pak sepse dëshironi të ndihmoni tjerët kur ju kërkojnë ndihmë, të thoni ‘jo’ është gjithmonë një sfidë. Sjellja si një fëmijë i mbarë që thotë përherë ‘po’ është një nga mënyrat që ju shkatërron jetën. Ndonjëherë e bëjmë këtë sjellje nga frika se mos mërzitim të tjerët, që të na duan dhe të na vlerësojnë, që të mos mbetemi vetëm. Por përpara se t’i thoni dikujt ‘po’ sigurohuni nëse është vërtet ajo që dëshironi!

MËSONI TË HIDHNI PAS KRAHËVE

Ky ndoshta është mësimi më i vështirë që duhet të mësoni përgjatë rrugëtimit të jetës. Çdo gjë ndodh për një arsye, çdo njeri që takojmë ka diçka për të na mësuar dhe do të jetë pranë nesh për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.Kini besim tek Universi, i cili ka plane të përsosura për zhvillimin dhe maksimumin e të mirave pa fund për ju. Merrni frymë thellë dhe largoni çdo gjë që nuk ju shërben më, duke filluar që nga njerëzit egoistë, situatat, ndjenjat. Bëni vend në jetën tuaj për diçka të re dhe të mrekullueshme.

Revista Psikologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura