“Dashuria nuk ka peshore”/ Fifi pendohet për sjelljen ndaj Sarës, ja çfarë i tha këngëtarja Pajtimit

Nov 24, 2021 | 23:30
SHPËRNDAJE

Fifi krijoi përshtypjen se po ndërhynte shumë në raportin që po krijojnë Dj PM dhe Sarah. Për këtë arsye, shumica e banorëve në shtëpi iu kthyen kundër këngëtares.

sarah pajtimi fifi

Por debati i mbrëmshëm me opinionisten Balina Bodinaku, e cila i tha Fifit se po mundohet të marrë vëmendje në këtë mënyrë, e bëri të ndihej shumë keq dhe të humbte ndjenjat.

Ditën e sotme, Fifi bisedoi me Pajtimin dhe i tha se ka reflektuar me veten dhe se është penduar për mënyrën se si u soll me Sarën. Ndërkohë, Pajtimi u mundua ta këshillonte duke i thënë që t’i marrë gjërat pak më me sportivitet.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Pasi ndodhi kjo situatë, u ndala, mendova, logjikova dhe thashë ok. Më tha dhe Meridiani. Secili e logjikon ndryshe, dashuria nuk ka peshore, nuk është llogari matëse. Kushdo nuk do njëjtë. Po një herë po, një herë jo, pastaj po. Çfarë po?

Pajtim: Po pse e bën veten nervoz?

Fifi: Nuk po bëhem nervoze me Sarën, u bëra nervoze me Balinën që më tha të ka humbur vëmendja, prandaj po hyn në mes të një çifti.

Pajtim: Edhe çfarë? Pse s’i the nuk kam koment? Ajo mund të flasë çfarë të dojë, faleminderit për këshillën. Kur e di që je kështu, pse me e bo veten nervoz, me i shkaktu vetes stres pa lidhje. E di sa e lehtë është? Faleminderit për këshillën. Nuk zgjat pesë minuta nervoziteti.

Fifi: Jam munduar të ruhem për mos me ndodh pikërisht kjo që ndodhi. Më acaroi tepër Balina, që unë kam reaguar gabim. Ndoshta është dashur me ia marr për bazë mendimin, u dasht me reagu ndryshe. Kanë ndodh shumë gjëra. Kjo s’ka të bëjë me vëmendjen.

Pajtim: E di çfarë njeriu je.

Fifi: S’po di kujt i kam hyrë në mes? Muhabeti me Granitin është muhabeti im.

Pajtim: Aty ke të drejtë të përgjigjesh se është çështje e jotja. Unë isha në të njëjtën pozitë edhe asnjë fjalë s’e flisja. Nuk të lënë ata. Këtu tentohet të nxirret negativiteti i njeriut, edhe pse është lojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura