“Dashuria e vërtetë përballon çdo vështirësi”/ Pas arrestimit, këngëtarja Fjolla Morina shuan publikisht dilemat. Dedikimi i fortë që i kushtohet…

| 23:41
SHPËRNDAJE
 

Më 19 shtator të këtij viti, këngëtarja Fjolla Morina u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës bashkë me një biznesmen kosovar dhe shoferin e saj.

Fisnik Syla-Fjolla-Morina-Arrestimi-deshmia-Panorama

Ata u kapën me armë zjarri brenda makinës. Ndërsa këngëtarja u la në masën e sigurisë arrest shtëpie në Kukës, biznesmeni Fisnik Syla u la lirë nga gjykata pas rreth dy javësh.

Atëherë u aludua në media për lidhjen midis këngëtares dhe biznesmenit, por tani është Fjolla Morina që ia shpreh publikisht dashurinë. Duket se ditët në qeli dhe vështirësitë pas arrestimit, kanë shërbyer për të forcuar lidhjen e tyre. Këtë nuk nguron ta shprehë as vetë këngëtarja.

Sipas saj, dashuria është në gjendje të përballojë çdo vështirësi dhe çdo pengesë dhe se ajo fiton mbi gjithçka. Dhe në “pengesën” e fundit, duket se këngëtarja dhe biznesmeni kanë fituar njëri-tjetrin.

“Thonë qe “Ne dashuri fiton kush ikën”. Nuk eshte e vertete. Ne dashuri fiton ai/ajo qe rri. Dashuria nuk eshte e lehte! Ne dashuri duhet te dish te ndash dhimbjen, pasjonin, vuajtjet. Ndonjehere dashuria ve ne dyshim gjithcka qe ti ke besuar por kur dashuria eshte e vertet ateher ajo eshte ne gjendje te superoj cdo veshtiresi cdo pengese sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Në në çdo pengese fituam njeri tjetrin. Te dua Fisnik Syla“- shkruan ajo në rrjetet sociale.

fjolla

Pas arrestimit, këngëtarja e mohoi lidhjen me biznesmenin.

Fjolla Morina u shpreh se nuk ka lidhje intime mes saj dhe 29-vjeçarit Fisnik Syla, duke shtuar se po “shkatërrohet familja e një njeriu, që nuk e meriton”.

Nëna e dy vajzave, e cila qëndronte në “arrest shtëpie” në Kukës, teksa kërkoi që të “mos futen në valle njerëz familjarë” tha se fajet e saj do i marrë vetë mbi supe.

Fisnik-Syla-dhe-Fjolla-Morina-j-640x342

Syla është personi që i dhuroi makinën luksoze disa ditë para ngjarjes dhe në videon e publikuar nga Fjolla, në sfond dëgjohet zëri i një mashkulli, fytyrën e të cilit ajo nuk e tregoi.

Më herët ishte përfolur në media për një lidhje me biznesmenin më të ri në moshë, i cili jeton në Belgjikë, aty ku ka edhe një rrjet hotelesh dhe restorantesh.

fjolla morina (2)

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator, ndërsa policia lokale bënte me dije se 34 vjeçarja është kapur pasi në çantën që kishte në makinën qe drejtonte vete, iu gjet armë zjarri pistoletë.

Bashke me të u ndaluan edhe dy personat qe ishin në makinë, ndërkohë që në bagazh i është gjetur një pistolete në dukje e dyshuar lodër çakmak.

LEXO EDHE: 

Këngëtarja Fjolla Morina ndalohet në kufi, po hynte në Shqipëri me armë zjarri. Policia jep detajet: U sekuestrua edhe…

Fjolla Morina nuk e dinte që ishte shtatzënë. Reagimi i saj pasi mësoi lajmin nga mjekët

U kap me pistoletë teksa vinte në Shqipëri, zbardhet dëshmia e këngëtares Fjolla Morina

Jeta e re në arrest shtëpie e Fjolla Morinës pasi u kap me armë në kufi, misteri i pronave dhe bizneseve me vlera marramendëse që i posedoi brenda vitit

Kaosi me shtatzëninë dhe pistoletat e Fjolla Morinës/ Çfarë thanë avokatët e këngëtares

 

 

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.