“Dashuria e shkuar” e Greta Koçit dhe Genës: Ishim në aeroport duke biseduar dhe…

May 21, 2018 | 20:02
SHPËRNDAJE

Ajo është një këngëtare shumë e njohur dhe shpesh merr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për Greta Koçin, e cila sapo ka lançuar klipin e saj më të ri “Si më parë”, një bashkëpunim me këngëtarin Gena.

E ftuar sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Greta tregoi detaje nga projekti i saj më i ri dhe po ashtu ajo foli edhe për jetën private.

“Ne ishim në një projekt bashkë dhe në aeroport duke biseduar me njëri-tjetrin menduam të bëjmë një këngë bashkë. Ishim të dy të të njëjtit mendim, sepse zërat tanë kombinojnë bashkë. Gena është ndër artistët më të mirë në gjykimin tim, është shumë origjinal. Ne i kemi realizuar vetë tekstet që kemi kënduar. Videoklipin e kemi punuar në Tiranë. Është videoklip jo i ngarkuar, por është i pastër ashtu siç e donim ne. Klipi është pëlqyer shumë dhe mesazhet janë të pafundme. Kënga flet për një dashuri të shkuar, por që të rinjtë e kanë dashur njëri-tjetrin dhe kërkojnë ta rikthejnë edhe një herë atë dashuri”, tha këngëtarja./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura