“Dashuria e pastër”,- Olen Cesari sjell projektin e ri mbi “Statujën e Krishtit” (VIDEO)

Jan 12, 2018 | 19:18
SHPËRNDAJE

Artisti i njohur ndërkombëtarisht Olen Cesari ka publikuar projektin më të ri muzikor të cilin e ka xhiruar në statujën e ‘Krishtit” në Rio De Zhanjero, Brazil.

25994976_10155267185132061_2916482745874138249_n

Klipi është një konceptim artistik i përmasave të mëdha, një udhëtim në një vend të fshehur shpirtëror dhe introspektiv të zemrës sonë. Nën titullin “Dashuria e pastër” violinisti virtuoz përpiqet të sjellë një panoramë të një ‘dhome’ të  vogël që ne kemi harruar se ekzistonte.

Kjo është hera e parë që një artist shqiptar realizon një projekt të këtyre përmasave.

Në skenat e video-klipit shfaqen pamjet se si përcillet dashuria e një nëne për fëmijën e saj që e ndjek atë, duke eksploruar botën hap pas hapi dhe ditë pas dite.

Ky udhëtim është pelegrinazhi ndaj  ‘Cristo Redentor’ me muzikën që ata po dëgjojnë që vijnë nga krahu i Krishtit.  Vizioni i besimit dhe shpresa në muzikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura