“Dashuria do të ringjallë botën dhe do ta shpëtojmë atë…”/Ferdinand Samarxhi: Shën Tereza, simbol i nënës së të gjithë botës dhe qytetërimeve

Sep 7, 2020 | 15:46
SHPËRNDAJE

samarxhi nene terezaNga Ferdinand Samarxhi “Mjeshtër i Madh”

NË VEND TË EPILOGUT…

Sa herë që vijnë jubile, gjeneza e kombit tonë më shumë rrezaton, më inkandeshente bëhet dhe të çon në histori… Shqiponja jonë Deodoniane, majë malesh e epike fluturoi gjithnjë e më lart. Krahët e saj të fortë rrahën maja shkrepash të ashpër, çanë tisin e hapësirës, të kohërave, fluturuan krenar përmbi to. Shqiponja që gjendet në flamurin tuaj, me krahët e saj, me vizion, siç tha ati i shenjtë, Papa Françesku, në vizitën e tij në Shqipëri më 21 shtator 2014, shkoi lart e më lart me besimin te Hyu, që kurrë nuk zhgënjen, por ngjall shpresë në flamurin e saj.

Ky udhëtim në këtë jubile të historisë së panteonit kujton gjenezën tonë, historinë inkandeshente që rrezatoi ndriçim në kohë, në gjithë galidhenë e madhe të kombeve. Jubileu i këtij viti zgjon para gjithë botës këtë ndriçim për përvjetorin e lavdisë të Nënës Terezë, simbolit të nënës e dashurisë njerëzore. Edhe pse historia nuk e përkëdheli fluturimin e shqiponjës sonë, por e përballi atë me egërsi, me rrebeshe, furtuna, invadime nga më të shumtit dhe më të pabarabartët, edhe pse u përgjakëm, por kurrë nuk u përgjunjëm, të vegjël, por trima, të paepur, për liri.

Shqiponjën e gdhendur në flamur e mbajtëm si simbol, siç e mbante dhe e vendoste Zeusi si shenjë fitoreje në luftëra. Krahët e saj të hekurt fluturuan më fuqishëm. Shqiponja jonë kurrë s’e ndali vrullin e saj, siç njihemi në botë që nga fillimet e gjenezës sonë e deri në ditët e sotme, mbushur me legjenda dhe histori. Gjeneza e kombit tonë ishte një ndriçim për kohët, për popuj, për vende… Që në hershmëri të gjenezës së jetës, kombi ynë do të ndriçojë… … Kur ju të keni arritur në tokën e molosëve të Dodonës së Sipërme, do të gjeni një Orakull të Jupiterit Thesprot

… Eskili, shekulli V p.e.s. te “Prometeu i lidhur”, fq.800. …Në librin VI, VII, Eskili tregon: “Tempulli i Dodonës Pellazgjike gjendet në majë të një mali të lartë, Tomorrit të sotëm”. Historishkrojësi i vjetër helen, P. Aravantioiti, në librin e tij botuar në Janinë në vitin 1859, pohon: “…Dodona, në të cilën ndodhej tempulli, ishte qendër pellazge, parahelenike, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke. Si e tillë, ajo u njoh në krejt botën e lashtë dhe këtë realitet ekzistues e kanë pranuar edhe vetë autorët më të moçëm helenë”…

…Që këndej, nga ky tempull i lashtë dhe më i parë në dhe, siç thotë Herodoti, që e ka vizituar këtë tempull, kur flet për profecitë e Dodonës, priftëreshat e tempullit në librin e tij, thotë: “Dodona, faltorja e saj, ka qenë më e vjetra nga gjithë të tjerat dhe më e para.

Tempulli më i lashtë mbi dhe”. Këtu nis zanafilla e këtij trualli shqiponjash e kreshnikësh, që në mitologjinë e lashtë greke. Këtu nis fluturimin shqiponja jonë dykrenore, simboli i gjenezës së kombit tonë, i lashtë dhe më i parë se shumë kombe të tjera në botë. …Kodikë qytetërimi, autoktonë të një bote të lashtë. Papë të një gjeneze, toke të lashtë, që thërrasin Omeli, Ilire. Krishterimi, Vatikani, Papati, jetoi inkandeshenten e galidhesë së madhe të kombeve. Shtatë Papë me origjinë ilire: Papa Shën Eleuteri (171-185), Shën Urbani i Parë (222-230) e Shën Kai Papë (283-296), Papa Gjoni IV Dalmat (640- 642), Papa Pali i IV Karafa (1555-1559), nën drejtimin e tij botohet libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut. Papa Sisti i V Pereti (1585-1590). Papa Klementi XI Albani (1700-1721), me urdhër të tij u mbajt Kuvendi i Arbrit në 10 korrik të vitit 1703, ku u mor vendimi për hapjen e shkollës se parë shqipe.

Nga ky vend shqiponjash do të lindë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbrojtës i civilizimit europian, që Papati e nderoi si atlet të Krishtit. Nga tradita e kësaj kishe, e këtij vendi, doli modeli madhështor i besimit, sakrificës, mirësisë, dashurisë e humanizmit, që modifikoi fytyrën e një shekulli të mbarsur me luftëra të nxehta e të ftohta. Ajo është bija e madhe e këtij kombi të vogël, e lumja Nënë Terezë. Ne jemi populli i Nënë Terezës (Presidenti Nishani, 21 shtator 2014)

LINDI SHQIPONJA, NËNË TEREZË…

…26 gusht 1910. Në rrugën “Kiçina”, nr. 13, në vilajetin shqiptar të Shkupit, të pushtuar prej Perandorisë Osmane, të këtyre trojeve të përvuajtura, do të lindte shqiponja që do të pushtonte tashmë me krahët e saj jo vetëm gjenezën e kombit tonë, por gjithë galidhenë e madhe të kombeve. “…E ndieja thellë në zemrën time se Zoti më thërriste. Nuk e di përse, dua t’i përkas atij. Me çdo çmim, të kryej vullnetin e tij”. “Ndieja thellë dhimbjen e brendshme të njerëzve në vuajtje, ndieja errësirën e natës, që më bënte të ndihesha e braktisur nga Zoti”.

NË PËRVUJTËRI…

Tri ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit, nga famullitari i atëhershëm, dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Bernaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

“EJA MË MBART NË KASOLLEN E TË VARFËRVE DHE BËHU DRITA IME…”

“Natë pas nate, gjumi më largohej dhe unë kaloja orë të tëra me dëshirën për ardhjen e Jezuit…” Kur ishte 18 vjeç, ajo do t’ i shprehej bashkësisë së rregulltareve të motrave të Loretës… “E ndieja thellë në zemrën time që Zoti më thërriste për një mision… por nuk e dija e nuk e kuptoja pse dhe si. Duke udhëtuar në 10 shtator për në Darjeling, një qytet i vendosur nën Himalajë, në tren ajo dëgjoi zërin hyjnor. Kjo ishte thirrje që duhet të linte kuvendin e Loretos, që të ishte në gjendje t’u përkushtohej tërë jetën të varfërve. Zëri tashmë e thërriste qartas …eja, eja më bart në kasollen e të varfërve… eja dhe bëhu drita ime. “Kam ardhur në Indi vetëm me shpresë që të shpëtoj shumë shpirtra dhe të fitoj kurorën e martirizimit. …Arrita ta dua errësirën… Sot ndiej një gëzim të thellë, se Jezusi nuk mund të vuajë më shumë se agoninë dhe atë dëshiron ta vuajë përsëri nëpërmjet meje…

DREJTOI DHE BART JEZUSIN TEK ATA…

Drejtoji te Jezusi ata, bart Jezusin tek ata. Sot kam mësuar një mësim të vyer, do të motivohem tek Ai, që varfëria për të varfrit është më e rëndë se çdo gjë: “O Zot, nëse nuk mund të bëj asgjë për këta njerëz të mirë, atëherë më jep së paku fuqi që të vdes në mesin e tyre, për ta dëshmuar dashurinë tënde. Kur nata bëhet e errët, më duket se do të shkoj të përfundoj në ferr e atëherë i ofroj veten time Jezu Krishtit”. 24 maj 1942. Nënë Tereza shkruante: “Tash, nga zemra gëzohem që hareshëm e kam bart kryqin tim me Jezusin. Kishte shumë vajtje, kishte çaste kur sytë e mi ishin plot lot. Por falënderoj Zotin për të gjitha. Me lejen e rrëfyesit tim i kam bërë një dhuratë Zotit, që më lidh me peshën e mëkatit të vdekshëm, t’i dhuroj çdo gjë që do të kërkoj nga unë dhe të mos i refuzoj asgjë”.

– Ky ishte sekreti i dytë hyjnor i jetës së Nënë Terezës. “Gjatë këtyre 18 viteve, jam munduar të jem besnike e këtij kushti. Buzëqeshja ime është një mantel i bardhë, që mbulon dhimbjet e mëdha, të të varfërve, të të vuajturve”. Pavarësisht nga këto kontribute të shquara apostolike dhe humanitare, në jetën e saj përsëritej “errësira e natës”, madje tashmë ishte “familjarizuar” me kryqin. Me dhimbje shkruante:

“Tani nuk më shqetëson asgjë. Të gjitha ia lë Atij, si çdo gjë tjetër. Dua të bëhem shenjtëreshë, sipas zemrës së Krishtit, e butë, e përvuajtur. Jam e gatshme të vuaj për amshim, nëse është e mundshme, për të qenë gjithmonë e Krishtit. Etja për Zotin është aq e madhe, sa më shkakton dhimbje, vuajtje të vazhdueshme… Dua t’i buzëqesh dhe ta fsheh dhimbjen e shpitit tim, para Jezusit”. Në librin e dy autorëve, Edward Le Joly dhe Jaya Chalika:

“Madre Teresa, toccare i cuori con amore”, (Nënë Tereza i preku zemrat me dashuri”. “Të varfrit, të braktisurit, jetimët, janë dashuria për të shpëtuar botën. Veprat e dashurisë janë vepra të paqes”, thosh Nënë Tereza. Këto tri sentenca profetike të Nënë Terezës u bënë dhe janë mësime për humanizmin, integritetin njerëzor, të shoqërisë, të shekullit të sotëm.

VARFËRIA NUK ËSHTË KRIJUAR NGA ZOTI. NE E KEMI PRODHUAR ATË VETË. JU DHE UNË, ME EGOIZMIN TONË.

Sikur të kishte të varfër në Hënë, ne duhet të shkonim edhe atje. “Varfërinë mund ta gjeni kudo në botë, në Kalkutë etj., por duhen vetëm sy për ta parë”, thoshte Nënë Tereza. Kudo në botë gjenden njerëz që nuk i do kush, që nuk i ndihmon kush, që janë braktisur dhe harruar nga shumëkush. “Kjo,-thoshte Nënë Tereza,-është varfëria më e madhe, më e tmerrshme. Jam e bindur që tortura më e madhe është braktisja”. Vetëm dashuria mes njerëzve do ta bëjë botën me të mirë, njerëzimin më të mbarë. Nuk është e rëndësishme çka bëjmë, shprehej Nënë Tereza, por sa dashuri kushtojmë dhe dhurojmë. Mundohuni mos ua vritni njerëzve sadopak buzëqeshjen!. Vetëm në parajsë do të kuptojmë se sa borxh u kemi ne të varfërve, të përvuajturve, skamnoreve, sepse ata na kanë ndihmuar të duam Zotin më shumë dhe duke dashur Zotin më shumë, do të bindemi se vdekja është kthim në shtëpinë e Zotit.

ETJA E KRISHTIT NË KRYQ, ETJE E DASHURISË SË HYUT PËR NJERËZIT, ETJE E NËNË TEREZËS PËR VUAJTJET…

Nënë Tereza u mundua dhe sfidoi edhe jetën e saj. Ashtu si etja e Krishtit në kryq të mbushë etjen e Hyut me etjen e dashurisë për njerëzit, Nënë Tereza vuajti siç vuajti Shën Maria para kryqit kur Jezusi vuante. Vuajti për ata që vuanin, duke thirrur Jezusin: “Eja, eja, na shpëto! Kur dhimbjet dhe nata bëhet tepër e errët dhe unë martirizohem për ata që nuk kanë shpresë, më duket se do shkoj në ferr dhe do t’i ofroj veten time Jezusit. Tash, nga vetja gëzohem që hareshëm e kam mbajt kryqin tim me Jezusin. Kishte shumë vuajtje kishte çaste që kryqëzimi i kryqit për mua ishte falënderim, i Zotit.

NË SAJË TË DASHURISË DO TË RINGJALLIM BOTËN DHE DO TA SHPËTOJMË ATË.

Vuajtja është e madhe, por më e madhe është dashuria… Vuajtja vetvetiu, nuk është asgjë, por si pjesëmarrje në vuajtjet e Krishtit është një dhuratë. Njerëzit që vuajnë janë për ne, janë dashuri. Sot, bota është kalvar i hapur dhe ne s’mund të shkojmë te Jezu Krishti pa përqafuar kryqin e tij. Mundimi për ne është shenja se edhe ne u kemi afruar Jezusit në kryq. Kjo është pavdeNënë Tereza sfidoi egërsinë barbare të shekullit… kësia, që nuk mbaron të Premten e Madhe, por me ringjalljen e tij. Dhe ne, në sajë të dashurisë, do të ringjallim botën dhe do ta shpëtojmë atë.

ATDHEU IM ËSHTË NJË VEND I VOGËL ME EMRIN SHQIPËRI…”.

Në 10 dhjetor 1979, Nënë Tereza mori çmimin “Nobel”. Në sallën e OKB-së, ku ajo përshëndeti pas fjalimit nga salla, i’u drejtua një pyetje: Nga ishte? …”Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në 22 mars 1991, Nënë Tereza, promotore e luftës me Ramiz Alinë në hapjen e Selisë së Shenjte të Kryegjyshatës Botërore. Në ceremoni, Nënë Tereza, Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi, Baba Selim Kaliçani, besimtarët Skënder Gazheli, Hysen Brahimaj dhe Ibrahim Hasnaj Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme, as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për të marrë pjesë në varrimin e saj në 1974, për t’i parë varrin. Madje, këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri në fillim të viteve ’90.

SHQIPTARJA TRUPVOGËL ISHTE KTHYER NË NJË LEGJENDË TË GJALLË…

Nënë Tereza kthehet për herë të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tiranë. Nënë Tereza kish jetuar për qëllime të mëdha, do të shprehej Navas Sharif, Kryeministër i Pakistanit. Perez de Cuellar e cilësonte Nënë Terezën: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë”. Në qershor të vitit 2002, Bill Clinton do të tregonte: “Nënë Tereza ishte e para ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Gonxhja u bë simboli i nënës së gjithë botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.

NËNË TEREZA HAP SELINË E SHENJTË TË KRYEGJYSHATËS BOTËRORE BEKTASHIANE, TIRANË…

Në provoninë hyjnore, Nënë Tereza shfaqi dashurinë, jo vetëm për të varfrit, të skamurit, më të pafatët, më të lënit mënjanë të kësaj bote, por dashuria që kishte fituar me martirizimin e saj, bënte që ajo të ndiente dhimbje dhe vuajtje edhe për vëllezërit e saj bektashianë, që u kishte belbëzuar liria e besimit, por nuk kishin faltoren e tyre. Nënë Tereza do të luftonte në atë kohë me pushtetin komunist, do t’i drejtohej personalisht Ramiz Alisë dhe do t’i kërkonte atij që Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës t’i lirohej dhe dorëzohej vëllezërve të saj bektashianë. 22 marsi 1991 është një ditë ku spikat dashuria e veçantë e Nënë Terezës për të gjitha besimet, si bijtë e Adamit dhe Evës. Duke përshëndetur në këtë ditë të shenjtë të hapjes së Selisë, Nënë Tereza do ta quante Kryegjyshin Botëror, Dede Reshat Bardhin, të përvojtur, apostull të vërtetë të besimit, dishepull të dashurisë dhe provonisë hyjnore të Zotit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura