“Dashuri e pastër”- Ylli i kinematografisë turke publikon foton e rrallë me vajzat binjake: Tre zemra që rrahin së bashku

Sep 23, 2020 | 14:42
SHPËRNDAJE

Tuba Buyukustun është ndër aktoret më të famshme dhe më të paguara në Turqi.

38-vjeçarja, e njohur në Shqipëri si Elif për rolin e saj në “Dashuri dhe Diamante”, është nënë e dy vajzave binjake me ish-bashkëshortin Onur Saylak.

Por ylli i kinematografisë turke është munduar që ti mbajë larg vëmendjes binjaket 8-vjeçare, Toprak dhe Maya dhe poston shumë rrallë foto me to në rrjetet sociale.

Megjithatë, aktorja vendosi të thyejë rregullin e saj dhe ndau me ndjekësit një imazh të rrallë, krah vogëlusheve.

“Kjo quhet dashuri e pastër ❣️❣️❣️ Kur tre zemra rrahin së bashku,”– shkroi Tuba krahas fotos ku shikon me dashuri vajzat e saj.

Aktorja ka qenë e martuar me aktori Onur Saylak për gjashtë vite, nga 2011 deri në 2017.

Pas ndarjes nga aktori, ajo nisi një marrëdhënie me Umut Evirgen që zgjati për tre vite.

Mediat rozë raportuan se çifti i dhanë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë pas tradhtisë së Umut Evirgen.

Duke kërkuar që mediat të respektojnë privatësinë e saj, aktorja konfirmoi lajmet se është ndarë nga i dashuri i saj disa muaj më parë.

“Ne u ndamë disa muaj më parë. Mendoj se duhet të respektohet privatësia jonë. Të njohësh respektin është pasuri. A nuk kemi artistët nevojë që si qenie njerëzore të respektohet privatësia jonë,”– shkroi 38-vjeçarja.

Ndërsa shtoi: “Sot në shumë revista përsëri u shtua një lajm në çantën e lajmeve pa baza dhe tashme çanta është bërë shumë e rëndë. Fatkeqësisht e kam shumë të vështirë të preceptoj konceptin e drejtimit të një kali pa një person. “Ata tradhtuan”, “Jo është me të”,”Ata nuk mund të duronin dhe bënë paqe” …Unë mendoj se ka një përpjeke për të krijuar vazhdimësi lajmesh të paqëna mbi disa njerëz.”

/Panoramaplus.al

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura