“Dashnor i diplomacisë shqiptare”- Promovohet në “Luarasi” libri i Ambasadorit Dervishi, Bashkurti: Emblemë e diplomatit të suksesshëm  

Oct 22, 2020 | 12:10
SHPËRNDAJE

Lisien Bashkurti-Libri-DAshnor_Dervsihi“Dashnor i diplomacisë shqiptare”. Kështu e ka cilësuar diplomati Lisien Bashkurti ambasadorin e njohur Dashnor Dervishi, libri i të cilit “50 vjet marrëdhënie me jashtë” është promovuar sot në universitetin “Luarasi”.

Bashkurti tregoi përshtypjet e tij gjatë leximit të librit, teksa tha se ky model duhet të ndiqet dhe nga ambasadorë të tjerë.

“Pata emocion të veçantë kur mora në duar dhe fillova të lexoj librin e mikut tim. në shumë vende të ndryshme ku kam pasur fatin të shkoj kam mësuar se diplomatët pas punës së tyre shkruajnë kujtime. Në Shqipëri kjo përvojë është disi më e pakët por ekziston. Këta libra janë modele që lypen të ndiqen dhe nga ambasadorë të tjera dhe përvoja e tyre lipset t’iu mbetet politikanëve dhe brezave. Z. Dervishi dhe libri i tij simbiozë e pandarë. Libri portret i tij. Dashnor Dervishi qysh në vitet studentore i hyri rrugës së marrëdhënieve me jashtë. Hyri në këtë fushë përmes kontakteve me vizitorë të huaj. Kontaktet dhe veprimtaritë me të huajt ishin pikëtakimi me botën. Në jetën e Dashnor Dervishit u shënua një kthesë e vërtetë nga shkencat në diplomaci”, tha Bashkurti.

Sipas tij, tipari dominues në gjithë veprimtarinë e diplomatike të ambasadorit Dervishi është shpirti atdhetar i palëkundur i tij.

“Fundi i viteve ‘80 dhe mesi i viteve ‘90 e gjen në Itali. Roma shkruan Dashnor Dervishi u kthye në portën kryesore të perëndimit për vendin tonë. Pjesa më aktive i përket fundit të viteve ’90 dhe fillimit 2000, shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Dashnor Dervishi do të bëhej emblemë e diplomatit të suksesshëm të karrierës. Për veprimtarinë e tij u dekretua me titullin ambasador. Tipari dominues në gjithë veprimtarinë e tij diplomatike anembanë botës është shpirti atdhetar i palëkundur i Dash Dervishit. Ngjyra e kuqe thotë ai kur jemi jashtë vendit është me kuqe dhe himni kombëtar tingëllon më bukur. Urime dashnor i diplomacisë shqiptare”, u shpreh Bashkurti.
Anila BishaSHTËPIA BOTUESE

Gjatë kësaj ceremonie, Anila Bisha, drejtore e shtëpisë botuese “Mediaprint” tha se ambasadori me këtë libër e tejkalon veten dhe shkon përtej ngjarjeve personale duke treguar ngjarje të rëndësishme. Ajo e cilësoi një udhërrëfyes për diplomatët e rinj.

“Një botim që kur erdhi në redaksi ishim pak skeptikë. Ishte hera e parë që merrnin një botim të tillë. E mora si një mision për të përcjellë atë që autori vetë kishte krijuar dhe realizuar. Gjithmonë mendoj se librat me autorë diplomatë ngjallin kureshtje. Libri i Dashit e realizon më së miri këtë lloj misioni. E tejkalon veten dhe e prezanton historinë si një botim që i përcjell ngjarjet si ngjarje shumë të rëndësishme. I tejkalon ngjarjet personale.

Ky është botimi i parë që prezanton periudhën historike deri në marrëdhëniet me Italinë. U kujdesëm që libri të kishte të gjitha cilësitë dhe të botimit për të ekspozuar dhe përdorur detajet e botimit. Me një përmbajtje teknike mjaft cilësore dhe besoj se do lexohet aq bukur sa është shkruar. Në udhëtimin që bëmë së bashku për të realizuar librin jo vetëm që njoha ambasadorin por dhe miqtë rrotull”, deklaroi Anila Bisha. Ajo falënderoi universitetin Luarasi për organizimin e këtij eventi.
“Gjej rastin të falënderoj universitetin Luarasi që na mirëpriti në këtë ambient sepse në kushte pandemie është e vështirë të gjejmë ambiente kaq të bukura, të hapura. Libri mbështet idenë se në saj të diplomacisë vende të caktuara jetojnë në harmoni”, tha Bisha.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura