“Dashnia jem e përjetshme”, Fero poston foton përqafuar me Arbenitën

Jan 24, 2020 | 20:40
SHPËRNDAJE

Një foto dhe disa video postuar nga Fero flasin për një rikthim të mundshëm të modeles Arbenita Ismajli.

fero arbenita

Megjithëse ishin përfolur për ndarje, dyshja tregoi se janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë në krahët e njëri-tjetrit.

Megjithëse angazhimet e tyre në punë janë në shtete të ndryshme, ata e gjejnë gjithmonë kohën dhe mundësinë të takohen bashkë dhe s’ngurrojnë të ndajnë herë pas here edhe foto ose video në rrjete sociale.

Kështu ka bërë Fero edhe ditën e sotme, duke marrë vëmendjen e të gjithëve me foton e fundit me Arbenitën.

Ai e ka përqafuar partneren e tij nga pas, ndërsa krahas fotos ka shkruar fjalët më të ëmbla duke i treguar botës se është kokë e këmbë i dashuruar.

fero 1 fero

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura