Dash Peza, deputeti i majtë me tuta dhe atlete në Kuvend

Oct 11, 2015 | 14:30
SHPËRNDAJE

5
Deputeti i majtë, Dash Peza, është fotografuar në një ditë të zakonshme pune duke hyrë në Kuvend, pasi kishte ardhur me biçikletë. Përveç faktit që ai udhëton me këtë mjet që e përdorin shumë ambientalistë, Peza na bëri përshtypje me stilin kontrovers të veshjes, duke nisur nga xhaketa e bardhë në stil të veçantë, pantallonat, dhe atletet e veshura pa çorape.

Pavarësisht rasteve kur paparaci ynë ka fotografuar ndonjë deputet në stil sportiv, të kombinuar me xhaketë serioze, kjo është hera e parë që një deputet i Kuvendit vishet me stil kaq të veçantë, shumë larg kodit të veshjes së një politikani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura