DASH e shpalli non grata, Rama: Edhe në burg të shkojë, Vangjush Dako është dhe do të mbetet miku im

Feb 13, 2020 | 22:56
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet publikisht se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të mbetet miku i tij, pavarësisht shpalljes non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

dako-rama

Pavarësisht miqësisë, Rama i ftuar në “Opinion” tha se ata nuk kanë bashkëpunuar për asgjë që cënon ligjet e Republikës së Shqipërisë.

Robert Rakipllari: DASH po të thotë që ky zotëri (Vangjush Dako) është i përfshirë në korrupsion të lartë, i ndalohet hyrja këtij zotërie dhe familjes së tij përjetësisht në SHBA, ti e merr në krah. Tom Doshit i ka thënë ti je i përfshirë në korrupsion të madh dhe ti shkove e bëre fushatën me të për Valdrin Pjetrin, me një person tjetër që ra nga dekriminalizimi.

Tani çfarë qëndrimi etik dhe moral ke ti ndaj këtyre individëve, sepse unë nuk po them t’i futësh në burg.

Edi Rama: Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Që të jesh i qartë ti. Dakord!

Robert Rakipllari: Edhe i korruptuar siç thotë DASH.

Edi Rama: Nuk ma përcakton DASH mua kë kam mik dhe kë nuk kam mik. Mua më përcakton morali im dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër do të jetë miku im, por me Vangjush Dakon nuk kam bërë kurrë, as më ka kërkuar as i kam kërkuar, as kemi bashkëpunuar dhe as i kemi kërkuar bashkëpunim të tjerëve, asnjë shkelje të ligjit të Republikës së Shqipërisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura