Darka me Ramën, Migjen Basha: Ja çfarë biseduam me kryeministrin

Jun 30, 2016 | 8:14
SHPËRNDAJE

Një nga futbollistët e Kombëtares, Migjen Basha, rrëfen detaje nga darka me kryeministrin, pritje e organizuar për nder të Kombëtares pas kthimit nga Franca.

kombetarja8

“Ne ishim aty sepse u bëmë ambasadorë të futbollit shqiptar dhe ishte me rëndësi të festonim me tifozët tanë”, tregon Migjeni per “Summer Pages”, teksa rrëfen edhe për emocionet pas ndeshjes me Rumaninë, zhgënjimin për mënyrën se si u eliminuan dhe mendimin e tij për përfshirjen e politikës në futboll.

Je i zhgënjyer që nuk arritëm të kalonim në fazën tjetër?
Sigurisht që jemi të zhgënjyer për mënyrën si u eliminuam. Morëm entuziazëm në ndeshjen që fituam kundër Rumanisë dhe shpresuam të kalojmë grupin. Gjithsesi, kemi shfaqur një imazh të mirë për të gjithë shqiptarët.

E ekzagjeroi politika me pritjen që ju bëri? U duk sikur u lodhët atë ditë?
Nuk ka qenë problem ai organizim, e vetmja bezdisje ka qenë vapa, se ishim më kostume.

Mendon se e mori vëmendjen politika me gjithë atë ceremoni?
Neve nuk na intereson nëse politika ndërhyn në futboll, në ishim aty sepse u bëmë ambasadorë të futbollit shqiptar dhe ishte më rëndësi të festojmë me tifozët tanë.

Çfarë batutash ka thënë Rama në darkën që organizoi për ju? Çfarë ju tha atë mbrëmje?
Atë natë më shumë kanë qenë bisedimet për pasaportat dhe batutat kanë qenë të shumta, jo veç të Ramës, kemi kaluar bukur dhe kjo ishte me rëndësi.

Nuk është hera e parë që politika merr meritat tuaja, të Kombëtares shqiptare. Si ndjeheni për këtë?

Nuk më duket e vërtete dhe nuk e di pse kjo lidhet me politikën, kur vetëm deshën të na falënderojnë për paraqitjen dinjitoze që kemi bërë në Francë.

Kush është Migjen Basha
Migjen Basha e nisi karrierën e futbollit në qytetin e lindjes, në Lausanne të Zvicrës. Në moshën 18-vjeçare shkon në Itali për të vazhduar karrierën në nivele të ulëta të futbollit italian, deri në verën e vitit 2008, kur nënshkroi me Riminin, i cili garonte në Serie B. Pas një viti në Rimini, u transferua te Frosinone, ndërkaq një vit më vonë iu bashkua Atalantës. Në Bergamo, Basha tërhoqi vëmendjen e skuadrave elitare italiane dhe në vitin 2011 blihet nga Torino, për t’i ndihmuar që të riktheheshin në Serie A.

Pas një sezoni të suksesshëm në Serie A, Torino i dha fund bashkëpronësisë me Atalantën, duke e blerë 100% futbollistin shqiptar. Në moshën 21- vjeçare Basha deklaroi hapur dëshirën e tij për të veshur fanellën kuqezi. Por, më 20 mars të vitit 2013, FIFA i lejoi mesfushorit nga Suhareka që të luajë për Kombëtaren shqiptare dhe dy ditë më vonë debutoi për kuqezinjtë në Oslo ndaj Norvegjisë. Më pas, në paraqitjen e dytë me Shqipërinë, në miqësoren ndaj Lituanisë në Tiranë, Basha shënoi golin e parë me fanellën kuqezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura