Darka me mikun kinez, vdekja e babait dhe gjendja e rëndë, flet pacienti ‘0’ në Itali: Gënjeshtra çfarë u tha për mua

May 26, 2020 | 18:02
SHPËRNDAJE

Flet për herë të parë tre muaj pas ditës kur ai u bë i pari italian që u diagnostikua me koronavirus, Mattia Maestri, pacienti 0 i Codogno.

pacienti 1

Ai e mohon të jetë etiketuar nga mjekët si pacienti zero dhe i quan gënjeshtra ato që janë thene per te.

“Po më peshon rëndë gjithë ky popullaritet që po më ndjek, duhet të refuzoj vazhdimisht kërkesat për intervista ose programe televizive”, thotë ai.

Maestri, ish-futbollist i një klubi të kategorisë së katërt, ka kaluar ekstreme emocionale dhe fizike. Ai ndenji tre javë në spital i pavetëdijshëm, në repartin intensiv. Kur u zgjua, nuk e dinte se çfarë ishte koronavirusi dhe në çfarë mase ishte përhapur.

Në një intervistë për Sportëeek, një javore e lidhur me gazetën sportive Gazzetto dello Sport, Maestri tha se tani ishte mirë dhe nuk kishte nevojë për ndihmë psikologjike.

“Unë thashë” jo, faleminderit , “ndihem shumë normal”.

38-vjeçari, i cili është edhe vullnetar pranë Kryqit të Kuq shkoi për herë të parë në spitalin Codogno pasditen e 18 shkurtit, pa ditur se simptomat që kishte mund të çonin në identifikimin e tij si rast Covid-19 ‘i dyshuar’.

Pas analizave, megjithë propozimin për shtrimin në spital, Mattia vendosi të shkojë në shtëpi.

Disa orë më vonë situata u përkeqësua. Në mëngjesin e 20 shkurtit, shtrimi në reanimacion dhe në njësinë e kujdesit intensiv ishte e nevojshme.

Gjendja e tij ishte shumë e rëndë. Pasi gruaja informoi mjekët për një darkë në fund të janarit të burrit të saj dhe disa miqve, përfshirë edhe një që sapo ishte kthyer nga Kina, iu bë tamponi.

Kështu ndodhi zbulimi i infektimit të parë në Lombardi. Gruaja shtatzënë dhe nëna e tij u infektuan, ndërsa babai nuk ia doli dot, ai vdiq ndërsa i riu ishte shtruar në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura