“Dardanët” shpallin non grata sulmuesin 21-vjeçar: Ike si skuth i pabesë, për ne je gërmadhë mbeturinash

May 20, 2021 | 22:28
SHPËRNDAJE

Sulmuesi Andi Zeqiri i surprizoi të gjithë teksa “prehu në besë”, Kosovën, duke iu bashkuar listës së Zvicrës për kampionatin Europian.

dardanet

Ky vendim tërboi tej mase edhe tifogrupin “Dardanët” të cilët nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, e kanë cilësuar futbollistin që aktivizohet te Brajtoni, tradhtar të besë si i tillë nuk i duhet as Kosovës e as shqiptarëve. Ky grupim tifozësh nuk është kursyer aspak me fjalët në drejtim të Zeqirit, të cilin e shpallin non grata.

REAGIMI I “DARDANËVE”:

Mashtrimet nuk tolerohen. Ai i Andit nuk ishte vetëm mashtrim ndaj federatës, por edhe ndaj tifozëve dhe mbarë popullit në Kosovë. Si i tillë mori përmasa edhe më të rënda. Ofendoi shumë keq të gjithë ata që u përpoqën ta afronin te Kosova.

Tani, ky zotriu i veshur me sedër të huaj, atë zvicrane, le të na tregojë se çka e motivoi për ta bërë këtë tradhëti? Çfarë i bëri Kosova që t’ia linte këtë njollë të zezë? Çka i kishim borxh ne tifozët që ai të na përgjigjej me atë sjellje perverse?

Nënshkruajti mbi dokument se do t’i bashkohej kombëtarës kosovare, pastaj si skuth i pabesë në pabesi shkoi te Zvicra.

Të pabesët nuk i duhen Kosovës. Nuk u janë dashur shqiptarëve. Vetëm se, ta kesh të qartë një gjë: për Dardanët je i padëshiruar – NON GRATA.

Kënaqu në alpet zvicrane, por mos u mundo asnjëherë të identifikohesh me shqiptarët dhe Kosovën, sepse atë mundësi për t’u identifikuar si i tillë e hodhe në kosh të plehrave.

Kurse për neve ti je vetëm një gërmadhë mbeturinash. Nuk e meriton asnjë respekt!

Dy vite duke sorrollitur njerëz, duke i gënjyer dhe vendosur në pozita të padobishme.

Prandaj për ne Dardanët je i shpallur NON GRATA!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura