DAP me procedura më të thjeshta për tatimin personal

Dec 6, 2017 | 9:17
SHPËRNDAJE

Drejtoria për të ardhura publike sot do ta promovojë projektin për thjeshtësimin e procedurave për paraqitje dhe pagesë të tatimit personal mbi të ardhurat për tatimpaguesit – persona fizikë. Projekti është implementuar në vitin e fundi dhe është financuar nga BE-ja në vlerë prej 98.530 euro.

dap maqedoni

Nga DAP konsiderojnë se projekti do të mundësojë thjeshtësimin e procedurave për paraqitje dhe pagesë të tatimit personal mbi të ardhurat për ndërmarrjet dhe për qytetarët.

Fokusi i projektit është zvogëlimi i barrës administrative dhe shpenzimet për llogaritje dhe pagesën e tatimeve, rritje të efikasitetit tatimor dhe ndjekjes së pagesës së tatimit personal mbi të ardhurat.

Në kuadër të projektit janë zhvilluar ueb shërbime tatimore të bazuara dhe të shfrytëzuesve të orientuar “e-Tatim personal mbi të ardhurat” për paraqitje dhe pagesë të tatimit personal mbi të ardhurat nga ana e qytetarëve dhe ndërmarrjeve dhe janë përforcuar kapacitetet e Drejtorisë për të ardhura publike për mbajtjen dhe zhvillim të mëtutjeshëm të sistemit.

Me sistemin e ri softuerik “e-Tatim personal mbi të ardhurat” do të mundësohet ndjekje në kohë reale të llogaritjeve dhe pagesës së tatimit personal mbi të ardhurat për persona fizikë nga aspekti i të ardhurave të realizuara sipas të gjitha bazave, si dhe planifikim më të mirë të financave publike për organet shtetërore, që planifikohet të implementohet në janar të vitit 2018 pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për tatim personal mbi të ardhurat.

Përmes sistemit e-pdd.ujp.gov.mk do të mundësohet dhënie e Fletëparaqitjes së plotësuar tatimore vjetore nga ana e DAP-it në vitin 2019 për të ardhurat të cilat qytetarët i kanë realizuar në vitin 2018./Gazeta Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura