Danjeli tha se ishin ndarë, por Fotinia bën deklaratën e parë befasuese

May 22, 2018 | 20:29
SHPËRNDAJE

Ata ishin çifti fitues i “Big Brother 9”, në të cilin u njohën, dashuruan dhe madje edhe u martuan. Është fjala për Danjelin dhe Fotininë. Por a janë më bashkë çifti simpatik?

Një natë më parë, Danjeli i befasoi të gjithë duke publikuar një “Insta Story”, ku shkruante se martesa e tyre është ndërprerë.

“Janë disa arsye përse unë dhe Fotini kemi vendosur të ndërpresim këtë lidhje duke gëzuar respekt për çdo të mirë dhe të keqe që kemi kaluar së bashku dhe sigurisht për njëri-tjetrin”, shkroi Danjeli në “Insta Story”.

Por e kontaktuar nga “Pop Culture”, Fotinia ka thënë krejt të kundërtën. Ajo ka thënë se ata vazhdojnë të jenë bashkë, madje janë duke përgatitur ceremoninë e dasmës në muajin shtator.

daniii i1-2 i5-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura