Danimarka s’do lejojë në stadium 4 mijë tifozë shqiptarë që kanë blerë bileta

Aug 31, 2015 | 19:30
SHPËRNDAJE

Mediat daneze shkruajnë se Danimarka do të refuzojë pjesëmarrjen e 4 mijë tifozëve shqiptarë në ndeshjen e 4 Shtatorit. Sipas artikullit në fjalë, kjo gjë rrezikon të përfundojë me pasoja të komplikuara ligjore.

Mediat theksojnë se sipas shifrave zyrtare, të paktën 6 mijë mbështetës të Kombëtares Kuqezi kanë siguruar bileta për ndeshjes e mbrëmjes së të premtes.

Lajmi ne mediat daneze
Lajmi ne mediat daneze

Federata e Futbollit në Danimarkë (DBU) ka njoftuar javën e kaluar se do të refuzojë tifozët shqiptarë edhe nëse kanë bileta dhe kjo do të thotë që deri në 4000 persona të cilët tashmë i kanë blerë biletat, nuk do ta kenë shansin ta shohin nga afër këtë ndeshje.

“Nëpërmjet emrave jemi munduar të evidentojmë tifozët shqiptarë. Nëse ke një emër që tingëllon si shqiptar do të refuzohet hyrja në ato pjesë të stadiumit ku janë tifozët e Danimarkës”. Ky ishte shpjegimi i Jakob Hoyer nga zyra e shtypit në Federatën daneze. Por, mediat e vendit nordik, saktësonin se ky vendim i DFB-së rrezikon të jetë i kundraligjshëm. Sipas Institutit për të Drejtat e Njeriut në Danimarkë, politika e mos-lejimit të tifozëve kuqezi mund të jetë në kufijtë e shkeljes së ligjit për diskriminimin. 

Nga ana e saj, Federata daneze e argumenton refuzimin e shqiptarëve me faktin se mund të shkaktohet konfuzion në stadium dhe ekziston rreziku i incidenteve. Kjo mbështetet edhe nga policia e Kopenhagenit, që është përgatitur për më të keqen. Forcat e rendit në kryeqytetin e Danimarkës, e kanë cilësuar ndeshjen me rrezikshmëri të lart dhe do të marrin masa të forta, ashtu siç ndodh në derbin ndërmjet FC Copenhagen dhe Brondby.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura