Danimarka në kaos, projektohet shkarkimi i Olsen

Sep 3, 2015 | 12:31
SHPËRNDAJE

Përballja e radhës është vendimtare për Shqipërinë, sa i përket kualifikimit direkt, por presioni më i madh është te danezët. Më saktë, kundërshtari i radhës për të besuarit e De Biazit është në kaos.

Shqiperi-Danimarke1Trajneri Morten Olsen dhe stafi i tij nuk janë aspak të qetë për këtë ndeshje, ndërkohë që presioni për rezultatin e saj ndaj Shqipërisë është kryefjala e ditëve të fundit në Danimarkë.

Presioni  
Trajneri dhe stafi i skuadrës daneze nuk janë aspak në një klimë të qetë pune për këtë ndeshje. Kjo vjen nga i gjithë presioni që duhet të përballojnë. Ka qenë vetë Federata Daneze e Futbollit, e cila në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për trajnerin dhe skuadrën. Në këtë mënyrë, federata pret dështimin e Danimarkës, për ta shkarkuar menjëherë trajnerin Morten Olsen.

Zëvendësuesit
Si të mos mjaftonte “ultimatumi” që ka bërë federata për trajnerin përpara kësaj ndeshjeje, kanë vijuar edhe mediat me këtë histori. Një prej të përditshmeve në Danimarkë, “BT.dk”, ka filluar të lançojë emrat e mundshëm që mund të zëvendë- sojnë trajnerin aktual. Sipas kësaj medie, ish-trajneri i Brondbit dhe trajneri aktual i Malmos është një nga trajnerët e duhur për të marrë drejtimin e Danimarkës.

Mungesat 
Kaosi në lidhje me kampin danez plotësohet me faktin që Morten Olsen nuk e ka të plotë organikën e skuadrës. Jo vetëm kaq, por atij i mungojnë tre lojtarë shumë të rëndësishëm të formacionit. Bëhet fjalë për Kristian Eriksen dhe dy mbrojtësit Nikolai Boilsen dhe Simon Polsen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura