Daniel Steel, shkrimtarja e pavlerësuar që hyri në librin Gines

Jan 13, 2019 | 9:33
SHPËRNDAJE

Që shkrimtarja amerikane Daniel Steel ishte në një periudhë kohe një nga emrat më të dëgjuar të letërsisë, këtë e dinë të gjithë ata që kanë shkuar qoftë edhe një herë në librari. Emri i saj përmendej në Amerikë në prodhime kinematografike e seriale të kohës, gjendej gjithandej në shtypin e përditshëm dhe titujt e librave zinin njëri-tjetrin.

_danielle-steel-poses-for-a-portrait-in-1994-in-los-angeles-california-photo-by-harry-langdon_getty-images

Me të dalë një titull, kishte mbërritur edhe tjetri. Mirëpo, edhe pse sasia nuk mund të tregojë cilësinë, përkundrazi, librat e autores Steel kanë qëndruar në krye të listës si librat më të shitur në Amerikë, për plot 381 javë, njëra pas tjetrës! Për këtë arsye, në vitin 1989, librat e saj kanë hyrë në librin Gines.

Shkrimtarja amerikane është ndër autoret më prodhimtare në kohën e sotme, që prej 3 dekadash, pavarësisht që kritika letrare s’e ka përfshirë ndonjëherë në emrat cilësorë të letërsisë amerikane apo edhe asaj botërore. Ajo ka shkruar mesatarisht nga një libër në vit, një pjesë e të cilave janë bërë edhe filma.

every-danielle-steel-book

Duke qenë vazhdimisht “bestseller’, Steel është edhe shkrimtar ja e dytë e gjallë më e pasur në botë, pas amerikanes tjetër J.K.Rowling, autores së serisë “Harry Potter”. Në fillim të vitit 2018, pasuria e saj llogaritej në rreth 1 miliard e 300 milionë dollarë. Ndërkohë, rekordin e shitjeve të librave të të gjithë kohërave e mban ende Agata Kristi dhe Shekspiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura