Danezët u luten armenëve: Na ndihmoni, fitoni ndaj Shqipërisë

Oct 10, 2015 | 14:59
SHPËRNDAJE

Trajneri i Danimarkës Morten Olsen shpreson në një rezultat pozitiv nga Armania ndaj Shqipërisë në takimin që do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës në orën 18:00 në Jerevan.  

Trajneri danez, Morten Olsen
Trajneri danez, Morten Olsen

Për danezët, fitorja e Armenisë ndaj kuqezinjve shihet si mundësia e vetme për t’u kualifikuar direkt në Kampionatin Europian.

Mediat daneze shkruajnë se Oslen nuk preferon ta shoh ndeshjen, por dëshiron të dëgjojë vetëm rezultatin e saj para se të një orë më pas të luajë miqësoren me Francën në 20:45.

“Ne nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me këtë ndeshje… dua vetëm të dëgjoj rezultatin dhe pastak të shkojmë e të luajmë. Kështu do veprojmë”,-ka thënë tekniku danez për “bold.dk”.

“Ata mund të na ndihmojnë në rrugën tonë. Ata kanë kursyer disa lojtarë në Francë dhe nëse luajnë me ata lojtarë janë shumë më të fortë se ne e pamë të enjten.

Armenia ka humbur 10 nga 12 ndeshjet e fundit, ndërsa Shqipëria vjen pas humbjes me Serbinë dy ditë më parë në “Elbasan Arena” me dy gola në minutat shtesë.

Nëse kuqezinjtë e De Biazit marrin një fitore në Armeni, kalojnë në vendin e dytë duke u kualifikuar për në “Francë 2016”.

Untitled-4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura