Danezët të ‘frikësuar’ për ndeshjen: Ballist Morina është në Kopenhagen

Sep 4, 2015 | 19:35
SHPËRNDAJE

Pak kohë para fillimit të ndeshjes danezët duken të shqetësuar për mbarëvajtjen e takimit me Kombëtaren shqiptare. Mediat daneze shkruajnë se personi që hodhi dronin në stadiumin e Beogradit në tetor të vitit të kaluar, Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina, ndodhet në Kopenhagen.

Lojtaret e Kombetares me Ismail Morinen (Ballisti Morina)
Lojtaret e Kombetares me Ismail Morinen (Ballisti Morina)

Mediat kanë publikuar edhe foto të tij me lojtarët e Kombëtares, ndërsa thonë se ai është pritur si hero në Shqipëri për gjestin e bërë me futjen e dronit në stadium.

Portali “Ekstrabladet” shkruan se Morina i ka bërë një vizitë lojtarëve shqiptar. Në shkrimin e publikuar, i kushtohet një hapësire mënyrën se si Shqipëria mori tri pikë ndaj Serbisë pas vendimit të CAS-it.

Ndërkaq, të shumtë janë tifozët që kanë shkuar në Danimarkë për të ndjekur përballjen me Kombëtaren shqiptare. Dy skuadrat përballen për ndeshjet eliminatore të “Euro 2016” që do të luhet në Francë. Si Danimarka ashtu edhe Shqipëria, ndodhen me pikë të barabarta në grupin I.

Foto marre nga "Ekstrabladet"
Foto marre nga “Ekstrabladet”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura