Damiano i sqaron të gjitha: Pse shkova në shtëpinë e Armelës dhe lidhja me modelen seksi të klipit

Sep 20, 2017 | 11:41
SHPËRNDAJE

Një këngëtar i ri i ritmeve hip-hop po hyn në tregun e reperave. Ai është lojtari i përfolur i “Big Brother 9” për thyerjen e rregullave, Damiano Agalliu, i cili sapo ka përfunduar xhirimet e klipit të tij të parë, me titull “Dashni”.

Për këngën e kompozuar nga Irkenc Hyka, dedikuar ndjenjave të vërteta dhe ritakimin me ish-të dashurën Armela Hyseni, Damiano flet për gazetën “Panorama”.45454578

“Dashni” është klipi yt i parë që vendos ta publikosh pas famës si plëngprishësi i “Big Brother”. Kujt i drejtohesh me këtë fjalë?

Këtë këngë unë ia dedikoj “Dashurisë”, komplet konceptit të kësaj fjale, ashtu siç perceptohet. Nuk ka lidhje fare me ndonjë dedikim apo diçka tjetër.

Është kjo kënga e fortë që beson se do të të bëjë protagonist në tregun e reperave, dhe në standardin e cilëve këngëtarë dëshiron të jesh?

Po unë besoj që do të jem protagonist, sepse kënga ka tematikë, ka tekst, ka melodi. Pra është i kompletuar si projekt. Kështu pres shumë dhe kam shpresa që do të pritet mirë. Dhe sigurisht unë do të qëndroj në hip-hop, aty ku po e nis.5885858585858

Producenti i njohur nga Kosova, Dashnor Asllani, është producenti që ka paguar për këtë klip. Ishe ti që trokite tek ai, apo ai të bëri ofertë?

Mund të them me plot bindjen që pa producentin e klipit, Dashnor Asllani, ky projekt do të ishte i pamundur. Ai ka qenë iniciativa dhe pikënisja për klipin.

Çfarë preference kishe për vajzën e klipit, dhe njiheshe më parë me të?

Vajza në klip është një shoqja ime, që ka shumë tipare fantastike, dhe përshtatet shumë me tematikën e këngës.

Ia dedikon këngën dashurisë me zemër, po ti vetë e ke përjetuar ndonjëherë thellë këtë ndjenjë?

Siç thashë dhe më lart, ia dedikoj dashurisë në përgjithësi, dhe s’ka lidhje me ndonjë dedikim konkret.

Jo më kot pyeta, pasi të pamë në rrjetet sociale në një darkë me ish-të dashurën, Armela Hyseni, dhe nënën e saj. Kjo do të thotë që jeni rikthyer apo i keni lënë hapësira njëri-e re në jetën tënde sentimentale?

Jo, nuk kam pasur ndonjë njohje serioze. I jam përkushtuar shumë punës në këto kohë, më besoni, sepse doja të nxirrja në treg diçka me kualitet. Kush punon, nxjerr një produkt me cilësi. Por jo, nuk kam ndonjë lidhje, qëndroj “single and I’am rehat”. (qesh)121212155454

Pas klipit do të thotë se jeta jote do të ndryshojë, pra koncerte, kolegë këngëtare dhe më shumë fanse. Je i hapur për aventura?

Nuk e di se sa do të ndryshojë jeta ime. Duhet të pres reagimin e publikut, e mbështetësve të mi. Por plani është që deri në verë, unë do të kem rreth pesë projekte muzikore. Të shohim tani…

Dihet që rivaliteti mes këngëtarëve është shumë i fortë, veçantia jote për të spikatur mes tyre?

I fortë nuk është, më besoni. Sepse shumë kanë dalë dhe normalisht do të dëgjojmë komente të tilla “edhe ky këngëtar!”. Kjo vjen si pasojë që të gjithë duan të bëhen këngëtarë, por varet se çfarë nxjerr në treg. Nëse punon me njerëzit e duhur, normalisht që do të nxjerrësh kualitet. Nëse punon me amatorë, dije se do të dështosh në çdo projekt. Kështu që të tilla komente priten deri sa ti të bindesh me punë që ia vlen, dhe të krijosh një status tëndin.969696969699

Dihet që paratë fitohen në dasma e tallava, do të bëhesh pjesë e tyre apo të josh më shumë jeta e një reperi?

Jo, jo unë s’kam asnjë lidhje me tallavanë apo dasmat. Unë do të qëndroj me këtë status që kam nisur. Sepse normalisht e kam studiuar veten para se të mendoja t’i hyja muzikës. Ku do të hyja, çfarë unë dëshiroj, ku ndihem më mirë. Kështu që do të qëndroj këtu ku jam.

KLOTILDA HARKA/ PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura