Damiano Agalliu: Rikthimi fuqishëm në ekran dhe çfarë më lidh me Ermelën e “BB”

Jul 26, 2017 | 11:18
SHPËRNDAJE

Protagonist si brenda dhe jashtë lojës së “Big Brother 9”, Damiano Agalliu di si të tërheqë vë- mendjen. Pasi është kthyer nga pushimet në Porto Riko, tashmë ka hyrë në bisedime për të qenë pjesë e një show televiziv në Shqipëri, që do ta mbajë gjatë në ekran.

Menaxheri që jeton në Suedi, njihet për miqësinë VIP, por ndërkohë e kemi parë pranë këngëtares Beatrix Ramosaj, Ermela Mezurajt etj. Për arsyen e shoqërimit me to, si e konsideron Armela Hysenin tani që s’janë më bashkë dhe të tjera sekrete për ish-rivalët, Damiano i rrëfen për gazetën “Panorama”.daminao da

Duket se ke rënë pak në qetësi, por edhe se ke ulur armët me “armiq” në “Big Brother”. Pas fotove që pamë, mund të na thuash se jeni bërë miq tashmë me Olsin?

Përshëndetje edhe një herë. Duket sikur të gjithë bëjnë pushime, por ju jo. Pikë së pari, unë i qetë kam qenë gjithmonë, dhe nuk pashë ndonjë luftë apo armiqësi me Olsin. Në lojë të gjithë janë “armiq” me njëri-tjetrin. Ne jashtë jemi takuar, kemi folur, kemi dalë. Dhe besoj se dhamë një shembull për shoqërinë, që dhuna nuk të çon askund.

Ndryshe nga banorët e tjerë, ti shoqërohesh me vajza jashtë lojës. Në fillim të pamë në shoqërinë e këngëtares Beatrix Ramosaj, dhe tani pranë Ermela Mezurajt. Çfarë të lidh me njërën e tjetrën?

Me Trixën ne kemi thjesht një shoqëri dhe asgjë më shumë. Një vajzë e talentuar nga një familje artistësh, dhe kush nuk do donte të kishte shoqëri të tillë rreth vetes. Ndërsa Ermela është diçka tjetër, që unë e simpatizoj si person, karakter, dhe për arritjet e saj. Thjesht ne jemi takuar disa herë dhe mbajmë raportet tona.

“Tjetër nivel”, shkruaje në krah të fotos me të, çfarë ke dashur të thuash?

#tjeternivel tashmë dihet që ma kanë vendosur mbështetësit e mi këtë epitet. Doja të thosha që ajo është për mua fituesja më e madhe nga të gjitha edicionet e “Big Brother”, për lojën e saj dhe zgjuarsinë e saj.damiano

Po me Ermelën dhe Donjetën si po shkon marrëdhënia? Ka mbetur ende diçka në lidhje me to? Ermela dhe kush?

Ju lutem mos ngatërroni fansat e mi me Ermelën. Ermela është një mikeshë e imja, ndërsa ajo vajza që thatë mund të jetë ndonjë fanse. Janë komplet pole të kundërta për mua.

Po me Musën si i ke relatat tashmë? Po ky tjetri kush është?

Shikoni, fansat janë të shumtë… Unë s’mund të merrem me gjithsecilin. Ka ndryshim fansi nga mbështetësit. Fansi është i përqendruar se çfarë bën ti, ku je ti. Çfarë thua ti. Dhe kërkon me domosdo vëmendje. Më vjen keq, unë nuk kam më kohë të merrem me instastory, jam shumë i zënë me punë. Atij i shtohet inati, mua xhepi.

Portalet kanë shkruar se pas ndarjes nga Dona, ai ka nisur bashkëjetesën me një djalë. Je në dijeni?

U nda? Hajt për hajër! Unë s’di gjë fare, s’merrem me këta.

Megjithatë, lojtarët e “Big Brother 9” i hodhën pas krahëve inatet, pasi u mblodhën pak ditë më parë në festen e Elsamed Senajt. Ishte ti mes tyre?

Sigurisht që jo.damiano da

Duket se je një lojtar i “Big Brother” që u ndave keq me produksionin. Si ka mundësi që nuk denjove të ishe i pranishëm as në finale?

Unë nuk u ndava keq me produksionin. Thjesht u ndava keq me Alessian, sepse po vazhdojmë t’i japin rëndësi një personi që tashmë është larguar me “bisht ndër shalë” nga Shqipëria. Italia kapitulloi, kështu që unë nuk besoj se një media serioze të mbajë inate me dikë, për hir të gabimeve të dikujt që punë- suan. Unë kam shumë miq në “Top media”, punëtorë të thjeshtë mbrapa skenave, të cilët i kam falënderuar për punën e tyre ndaj nesh. Finalja? Aspak. Lashë mjaftueshëm hije që të përmendesha çdo ditë nga banorët aty. Po ashtu edhe në post “Big Brother” unë isha i pranishëm. Debatet për mua ishin më të klikuarat.

Fama nga “Big Brother” të ka bërë magnet për femrat, mund t’i fitosh më lehtë tani?

Është idiotësia më e madhe kur dikush bëhet një person publik, dhe mendon që mund të arrijë te femrat më lehtë. Nëse një femër të dëshiron ty, më beso që nuk do t’ia dijë nëse je apo s’je person publik. Ajo të dëshiron për çka je. Dakord, ka pasur edhe ngacmime, është e logjikshme, por nuk e shikoj si diçka të keqe.

Dimë që ishe me pushime, deri ku arrin kënaqë- sia jote që të mund të konsiderohet shfrenim?

Po, isha me pushime. Kalova shumë mirë, shpenzova aq sa kisha dëshirë. Por unë jam tip dorëlëshuar, në kuptimin që shpenzoj për veshje, dal nga pak, pushime etj. Por mbase fakti që jetoj vetëm dhe nuk kam një person që të më kontrollojë. Kur të martohem, më mirë do të bëhet (qesh).

“Sex on the beach”, çfarë domethënieje ka për ty, përveç përmbajtjes së një kokteji?

“Sex on the beach” nuk më pëlqen fare si koktej, por më pëlqen atë që simbolizon ose nënkupton mendja jonë djallëzore.

Pas aventurave të verës, ku do të të shohim në vjeshtë e dimër?

Unë jam në një bisedim ose komunikim për një show. Nëse çdo gjë shkon mirë, dhe nëse aprovohet, do të jem në ekran për një kohë të mjaftueshme. Dhe mund të jetë po ashtu një trampolinë për të arritur objektivat e mia në Shqipëri. Nëse nuk arrihet, dihet përfundimi si çdo “Big Brother” tjetër, ne do të harrohemi dhe kaq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura