Traktati i Lisbonës u nënshkrua nga krerët e shteteve dhe qeverive të 27 shteteve anëtare të BE-së më 13 dhjetor 2007, me qëllimin që të reformojë funksionimin e Bashkimit Evropian pas dy valëve të zgjerimit të cilat kanë ndodhur që nga viti 2004 dhe e kanë rritur numrin e shteteve anëtare të BE-së nga 15 në 27.
Traktati i Lisbonës për herë të parë shpjegoi se si një shtet anëtar mund të largohet nga Bashkimi Evropian. Tani Britania duhet t’i referohet dhe përmbahet këtij Traktati, për të negociuar kushtet e daljes nga Unioni.
Ish-kryeministri David Cameron tani ka thënë se ai do të qëndrojë deri në tetor në detyrë dhe do t’ja kalojë pasardhësit të tij rolin për të aplikuar Nenin 50 të Traktatit të BE-së për të negociuar kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Dalja de facto e Britanisë do të realizohet brenda një periudhe 2-vjeçare. Neni 50 i Traktatit të Lisbonës, që kurrë nuk është përdorur më parë, vendos një limit: dy vjet kohë për të arritur një marrëveshje.
Çfarë parashikon Neni 50 i Traktatit të Lisbonës?
1. Çdo Shtet Anëtar mund të vendosë të tërhiqet nga Bashkimi në përputhje me kërkesat e veta kushtetuese.
2. Një Shtet Anëtar që vendos të tërhiqet do të njoftojë Këshillin Evropian për qëllimin e saj. Në dritën e udhëzimeve të dhëna nga Këshilli i Evropës, Unioni do të negociojë dhe do lidhë një marrëveshje me atë shtet, që përcakton masat për tërheqjen e tij, duke pasur parasysh kornizën për marrëdhëniet e saj të ardhshme me Unionin.
Kjo marrëveshje do të negociohet në përputhje me nenin 218 (3) të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Europian. Ajo do të lidhet në emër të Unionit nga Këshilli, duke vepruar me shumicë të cilësuar, pas marrjes së pëlqimit nga Parlamenti Evropian.
3. Traktati pushon së zbatuari për shtetin në fjalë nga data e hyrjes në fuqi të marrëveshjes së tërheqjes ose në mungesë, dy vjet pas njoftimit të përmendur në paragrafin 2, nëse Këshilli Evropian, në marrëveshje me Shtetin Anëtar në fjalë, në mënyrë unanime e ka zgjatur këtë periudhë.
4. Në përputhje me paragrafët 2 dhe 3, anëtari i Këshillit Europian ose i Këshillit që përfaqëson Shtetin Anëtar të tërhequr nuk do të marrë pjesë në diskutimet e Këshillit Evropian apo Këshillit apo në vendimet që lidhen me të.
5. Nëse një shtet i cili është tërhequr nga Bashkimi kërkon për t’u ribashkuar, kërkesa e tij do të jetë subjekt i procedurës së përmendur në nenin 49.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al