Dalja e testeve të maturës në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit gjen “fajtorin”: Ne i marrim masat, por…

Jun 30, 2022 | 15:50
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur sot në Kuvend për daljen e testeve të maturës në rrjetet sociale dhe tha se është shumë e vështirë të gjendet në mesin e 31 mijë nxënësve dhe 7 mijë mësuesve se kush e ka fotografuar tezën.

“Ne i marrim të gjitha masat që në hyrje të kontrollohen me masat me mundësitë që ne kemi por ju e dini sot sa është përmirësuar teknologjia dhe sa e vështirë është që 31 mijë maturantë të mos shpëtojë ndonjëri”, u shpreh ministrja.

Deklarata e ministres Evis Kushi në Kuvend: Dalja e tezës patjetër që nuk është mirë, por ne kemi 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues të angazhuar në këtë proces

Ne i marrim të gjitha masat që në hyrje të kontrollohen me masat me mundësitë që ne kemi por ju e dini sot sa është përmirësuar teknologjia dhe sa e vështirë është që 31 mijë maturantë të mos shpëtojë ndonjëri.

Jam e sigurt e ju mezi prisni , në mos të them që interesoheni vetë të gjeni ndonjë mësues që të bashkëpunojë me ju e të nxjerrë testet.

Më kujtoni kur ankoheni kur bëni mbledhjet e kryesisë së PD dhe 20 veta jeni dhe një herë pas 10 minuta ca diskutoni brenda dalin në gazeta të gjitha. Imagjinoni me 20 veta nuk arrini, po me 31 mijë maturantë? Ne nuk jemi krenarë që del testi por ju siguroj që dalja e testit nga brenda sallës jashtëm, nuk e ka cenuar aspak cilësinë e provimit dhe ju nuk keni fakte që një test i zgjidhur jashtë të ketë hyrë brenda.

Por që testi del nga brenda jashtë kjo nuk shkakton një diferencim të maturantëve apo ulje të cilësisë së provimit apo korrigjimit.

Ne do marrim masa dhe për këtë por ju siguroj që është shumë e vështirë, është tepër e vështirë sot teknologjia ka arritur atje sa ne as nuk i parashikojmë dot se ku mund të ketë ndonjë mësues apo maturantë ndonjë aparaturë që fotografon testin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura