Dalipi: Ja përse vuan Nuabueze, Ethemi është futbollisti në hije i Kukësit

| 22:41
SHPËRNDAJE

Trajneri i Korabit Klevis Dalipi analizoi sfidën Kukësi-Laçi, e cila u fitua nga verilindorët me rezultatin 3-1 nga verilindorët.

Musolli-Gjoni Kukesi-Laci

Në studion e “Sport News Plus”, Dalipi u shpreh se sulmuesi i Laçit po vuan në aspektin psikologjik pasi synon të fitojë “Këpucën e Artë” të kampionatit. Nga ana e Kukësit, Dalipi vlerësoi shumë futbollistin Valon Ethemin, i cili kontribuon shumë për skuadrën, megjithëse nuk vlerësohet njësoj si futbollistët e tjerë të Kukësit: Rroca, Shkurtaj, etj.

“Disa episode bënë diferencën te Laçi. Goli i Laçit erdhi si gabim imbrojtësit të Kukësit, i cili ishte vendosur gabim. Pjesën e dytë e nisi më mirë Laçi. Kukësi e vuajti pak presionin e rezultatit të Tiranës. Kur do ta fitoesh ndeshjen shpejt, vuan. Laçi ka kundërsulm të mirë. Nuabueze ka shpërdoruar shumë, po tëë kishte shënuar sërish në pjesën e parë, do të bëhjej më e vështirë për Kukësin.Po vuan të dalë shumë si golëshnues më i mirë i kampionatit. Nuk po shërben shumë për skuadrën.

Kukësi po bën gola për kartolinë. Shkurtaj u shfaq si sulmues race. Ethemi është lojtar në hije. Kukësi vërtet  ka lojtarë me emër, si: Shkurtaj, Rrocën, por Ethemi është i nënvlerësuar. Ai prodhon shumë volum loje pa top. I gjithë kampionati shqiptar në fusha të mëdha si kjo e Elbasanit, vuan në mrbojtje. Dy qendrat e mbrojtjes kanë vështirësi të mëdha në këto terrene”, përfundoi Dalipi.

PANORAMASPORT.A

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.