Dalin zbuluar, Mozzik dhe Loredana na paskan gënjyer gjithë kohës

Nov 25, 2019 | 14:36
SHPËRNDAJE

Ndarja e tyre ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare dhe atyre të huaja.

Ishte Loredana e para që e pranoi se janë ndarë duke e deklaruar veten si një nënë beqare.

Edhe Mozzik nëpër intervista shprehej se nuk funksionoi lidhja dhe u ndanë por që do ta respektojë Loredanën si nënën e vajzës së tij.

Por në emisionin “Thumb On’, u tha se çifti i famshëm nuk janë ndarë asnjëherë dhe se e gjithë kjo ishte vetëm një sajesë për të fituar vëmendje, si e vetmja mënyrë mbijetese në treg.

“Loredana dhe Mozzik nuk janë ndarë kurrë. Ka qenë një marketing i sajuar nga dyshja sepse e kanë të vetme mënyrë mbijetese për të qëndruar në treg. Burime të sigurta pranë çiftit thonë se janë bashkë, jetojnë bashkë dhe nuk janë ndarë kurrë. E gjitha ka qenë e sajuar për të qëndruar në vëmendjen e publikut shqiptar”, është shprehur agjenti ‘00Thumb’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura