Dalin të festojnë në pub pas disa muajsh izolim, 16 miqtë infektohen me koronavirus. Pas testimit të punonjësve u zbulua se …

Jun 17, 2020 | 13:40
SHPËRNDAJE

Një grup prej 16 miqsh janë infektuar me koronavirus pas një feste në një pub në Florida.

Erika Crisp dhe 15 miqtë e saj ishin të emocionuar që do kishin mundësinë të dilnin pas disa muajsh izolim.

Ata vendosën që të festonin në klubin Lynch’s Irish Pub në Jacksonville.

“Qëndruam për disa muaj të mbyllur në shtëpi, duke u kujdesur, mbajtur distancën sociale dhe duke bërë gjithçka në mënyrën e duhur,”- tha Crisp.

Por tre ditë më vonë punonjësja e kujdesit shëndetësor filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe zbuloi se ajo dhe 15 miqtë e saj ishin infektuar.

Pas kësaj menaxheri i Lynch’s Irish Pub mbylli klubin dhe e dezinfektoi.

Gjithashtu u zbulua se nga 49 punonjës të testuar 7 prej tyre rezultuan pozitivë me COVID-19.

Të paktën 6 barë në zonë u mbyllën të hënën për tu dezinfektuar.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura