Dalin shifrat/ Ç’ndodhi me lëvizjet muajin e parë kur u hoq karantina. Hyrjet e të huajve ranë me 72% në qershor, ndërsa daljet e shqiptarëve …

Jul 24, 2020 | 7:52
SHPËRNDAJE

Qershori, ndonëse ishte muaji i parë, kur u hoq karantina ka shënuar rënie të ndjeshme të lëvizjeve përtej kufirit, si për të huajt që hyjnë në vend, ashtu dhe për shqiptarët që dalin.valixhe

Gjithsesi, daljet e shqiptarëve kanë rënë me ritme shumë më të ulëta se hyrjet e të huajve në vend, përkatësisht -48%, kundrejt -71.5%.

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2020, janë 364.574.

Krahasuar me Qershor 2019, ky tregues rezulton me rënie 66,3 %.

Në Qershor 2020, hyrjet e shtetasve  të huaj në vend janë 179.594. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë me 71,5 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Qershor 2020 janë 385.199 duke shënuar një rënie me 65,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2020 janë 240.949. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë 47,6 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2020 janë 144.250. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë 77,6 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, është 1.380.308 duke rënë 48,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë vitit 2019, Shqipërinë e vizituan një numër rekord të huajsh prej 6.4 milionë personash, por këtë vit, numri i tyre pritet të bjerë ndjeshëm për shkak të pandemisë. Për momentin, charterat me turistë po vijnë vetëm nga tre shtete, Polonia, Bjellorusia dhe Ukraina. Monitor

Capture-17-768x330

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura