Dalin rezultatet e raundit të parë të aplikimeve për Universitet: Maturantët të orientuar drejt programeve inxhinierike

Aug 29, 2018 | 17:50
SHPËRNDAJE

Ka pak ditë që universitetet kanë marrë të dhënat mbi notat e provimeve dhe mesataret e të gjithë të rinjve shqiptarë që kërkojnë të vijojnë studimet e larta dhe menjëherë kanë nisur punën për përzgjedhjen e më të mirëve. Të gjithë maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet universitare dhe i janë nënshtruar raundit të parë të aplikimevetashmë kanë mundësinë të njihen me rezultatet e përzgjedhjes së tyre. Një moment i rëndësishëm ky për të gjithë ata kandidatë për studentë që kanë finalizuar me sukses maturën dhe janë në pritje të një rrugëtimi akademik.

4f0f80f9-a748-47b6-9641-9ac150c3b89d

Në datat 30 korrik – 04 gusht 2018 u krye aplikimi për studime në IAL-të shqiptare, nëpërmjet formularit online në portalin U-Albania. Rezultatet e këtij raundi dhe paneli i statistikave kanë evidentuar universitetet dhe programet më të përzgjedhura në rang vendi. Nuk janë as shkencat sociale e as juridike por të rinjtë shqiptarë të orientuar drejt programeve inxhinierike. Dëshmohet qartë një trend në rritje drejt këtyre programeve. Rreth 25% e maturantëve kanëaplikuar në universitetet private në këtë raund. Sakaq në raport me vitin e kaluar bie në sy trefishimi i aplikimeve pikërisht në këto programe inxhinierike në universitetet private që operojnë në vendin tonë. Disa IAL private janë të orientuar në këtë drejtim, por nëse do të analizojmë tipologjinë e tyre, nga të dhënat e bëra publike nga këto institucione si edhe portali U-Albania konstatojmë se nëse i referohemi numrit dhe larmishmërisë së programeve inxhinierike që ofrohen në të dy ciklet e studimit si bachelor dhe master, universiteti që kryeson dukshëm këtë listë është Universiteti Metropolitan Tirana. Ky universitet mund të konsiderohetnjë universiteti mirëfilltë politeknik,pasi ofron programe studimi bachelor në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Kompjuterike, Inxhinieri Software, Inxhinieri Elektrike, Informatikë Ekonomike, Arkitekturë si edhe programe master në Data Analytics, Inxhinieri Informatike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Inxhinieri Ndërtimi me 2 profile, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Mekatronike, Inxhinieri Financiare dhe Menaxhim Risku
si edhe Menaxhim në Inxhinieri.

5e1e1e5d-fa5e-4a75-a000-8c59c5134110

Nëse do të analizojmë rezultatet e dala nga procesi i aplikimeve konstatojmë se lista e programeve inxhinierike më të kërkuara nga kandidatët për maturantë kryesohet nga Inxhinieria Kompjuterike dhe IT. Inxhinieria Kompjuterike është një sektor dinamik dhe në një trend rritës konstant në të gjithë botën. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë dhe avancimi i saj ka bërë që të rinjtë shqiptarë t’i afrohen pasi është mjaft e kërkuar nga tregu i punës. Programi në Inxhinieri Software vazhdon listën e preferencave. Për këto dy programe të sipërpërmendura Universiteti Metropolitan Tirana, si shembulli i një universiteti politeknik, është ndër dy universitetet më të përzgjedhura private. Lista e aplikantëve në këtë universitet për këto programe kalon dyfish kuotat e pranimit. Lista vijon me programin e integruar 5 vjeçar në Arkitekturë dhe më pas pasohet nga programet në Inxhinierin e Ndërtimit si edhe Inxhinieri Elektrike, ku kjo e fundit në UMT ofrohet jo pak por me pesë profile të saj si “Sistemet e Fuqisë”, “Elektronikë”, “Komunikime Dixhitale”, “Kontroll Inxhinierik”, “Makineri Elektrike”. Për më tepër maturantët kanë mundësinë të përzgjedhin ta kryejnë këtë program studimi tërësisht edhe në gjuhën angleze.

10985254_866552886735059_7249305403812507181_n

Universiteti Metropolitan Tirana, i marrë shembull ilustrues në këtë analizë, është themeluar në vitin 2010 dhe ka ditur të hedh hapa të sigurt duke u bërë një prej universiteve me standarde më të larta në mësimdhënie dhe njëkohësisht preferencë e të rinjve shqiptarë që e kanë bërë këtë universitet një vatër të prurjeve cilësore dhe të talentuara të studentëve në programet inxhinierike. I vlerësuar ekselent nga Agjencia Britanike e Akreditimit, UMT në të gjithë këto vite që operon ka ndërtuar identitetin e tij solid dhe ka krijuar një reputacion të admirueshëm.Programet e studimit të ofruara janë në koherencë të plotë me programet e studimeve në universitete prestigjioze Evropiane, duke ofruar mundësi të zhvillimit të studimeve në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Por jo vetëm kaq një sërë programesh atraktive me karakter profesional të hapura rishtazi në këtë universitet kanë shënuar rekord me aplikime në raundin e parë duke kaluar kuotat e pranimit.Këtu mund të përmendim programe dy vjeçare profesionale me karakter teknik si Topografi dhe Gis apo Design Grafik që kanë marrë një vëmendje të madhe të të rinjve shqiptarë, respektivisht e para 6 herë më shumë sesa kuotat dhe e dyta 8 herë më shumë sesa kuotat. Rëndësia e arsimit profesional dhe teknik ka qenë subjekt i shumë komenteve kohëve të fundit jo vetëm brenda vendit por edhe nga organe të tilla si Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Ndërkohë një tjetër fluks aplikimesh ka marrë Programi Profesional dy vjeçar në “Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Evente” ku edhe në këtë program janë kaluar nëntëfish kuotat e pranimit. Nëse kuotat për shqiptarët brenda vendit janë 30 numri i aplikimeve për këtë program shkon deri në 284. Problematika e turizmit në vendin tonë po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në media këto dy vitet e fundit dhe burimet njerëzore për këtë industri janë vlerësuar nga ekspertët si faktori më i rëndësishëm. Ndaj ky program profesional vjen në një moment të duhur dhe shumë të nevojshëm për tregun e punës.

10960052_866551973401817_4250724840415785128_o

Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, studentët  e shpallur fitues në Raundin e parë të aplikimeve kanë mundësi të regjistrohen nga data 30 Gusht–12 Shtator duke u paraqitur pranë Sekretarisë Mësimore. Për më tepër si një universitet me qasje ndërkombëtare, UMT ndjek praktika moderne për të mbajtur të informuar kandidatët aspirantë për studentë.Një ndër to veçohet organizimi i ‘‘Ditëssë Hapur’’ ku për aplikantët fitues organizohet një tur i dedikuar në ambientet e universitetit për t’u njohur nga afër me stafin akademik, programin e bursave dhe infrastrukturën bashkëkohore të universitetit.

10959917_866552103401804_6819287840736952065_o

Referuar procesit të aplikimeve, ai është i ndarë në tre raunde, çka u ofron kandidatëve mundësi të vendosin me kujdes mbi regjistrimin në universitetin e duhur, që do u mundësojë atyre një karrierë të sigurt dhe të suksesshme në vitet në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura