Dalin pamjet/ Si u zbulua shqiptari i rrezikshëm, i ishte arratisur policisë. Ja ku fshihej, kur shkuan ta kapnin…

Feb 8, 2020 | 14:57
SHPËRNDAJE

Pas shume kohesh ne kerkim, e pasi i kishte shpetuar nje operacioni policor per prangosjen e tij eshte arrestuar nga policia e Foggias nje shqiptar 51 vjeçar. Mediat ialiane shkruajne se shqiptari i kerkuar cilesohet si nje trafikant i rrezikshëm droge.karabinier

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane që nga janari i vitit 2020. Ne ate kohe, kur u arrestuan 22 anëtarë të një grupi kriminal italo-shqiptarë që trafikonte drogë e armë në territorin e Puglias ai i shpetoi operacionit te antidroges.

Pas kerkimesh policia e lokalizoi ate ne nje fermë në jug të Foggias. Kur policia i shkoi afer ai tentoi serish te arratisej duke u fshehur ne catine e nderteses ku banonte.

Por, pas ndjekjes u arrestua. Mbi te rendojne akuzat e trafikut të marijuanës, kokainës, heroinës e hashashit si dhe anëtar i një grupi kriminal me veprim në Andria, Barletta, Foggia, Cerignola e pothuasje në të gjithë territorin verior në provincën e Barit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura