Dalin pamjet nga brenda perimetrit të sigurisë në “Prestige Resort/ Inerte të hedhura kudo dhe mure të shpuar gati për vendosjen e eksplozivit

Dec 1, 2022 | 17:41
SHPËRNDAJE

Brenda pak muajsh qeveria shqiptare ka ndërmarrë dy aksione të paligjshme në Prestige Resort. Në gusht u shemben dy pishina, ndërsa sot që prej orës 7 të mëngjesit ka nisur puna për prishjen e resortit.

Nga pamjet e siguruara brenda perimetrit të sigurisë, ku kamerat nuk janë lejuar shihet një situatë tepër e rëndë. Hoteli që deri në mëngjes ishte një luks, tani rrethohet vetëm nga inertet e krijuara nga shkatërrimi i fadromës së IKMT.

Në pamje shihet gjithashtu se forcat xheniere kanë bërë gati shpimet për vendosjen e eksplozivit, me të cilat pritet të kryhet edhe shpërthimi i komanduar i ndërtesës.

Aksioni për ditën e sotme ka përfunduar ndërsa pritet të vijojë mëngjesin e nesërm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura