Dalin pamjet/ Forcat speciale, operacion për kapjen e të ‘fortëve’ në Elbasan

Sep 21, 2017 | 21:00
SHPËRNDAJE

Forcat speciale  kanë ndërmarrë një aksion të gjerë pas vajtjes në një takim të Drejtorit të Policisë Haki Çako me krerët e policisë në Elbasan.

Nga të dhënat e para nga reporterët mësohet se janë vënë në pranga disa persona, pas zhvillimit të operacionit në disa prej lagjeve të Elbasanit.

aksioni elbasanBurime për “Panorama” bëjnë me dije se Drejtori i Policisë Çako ka mbërritur që prej orës 6 të mëngjesit në zyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit.

Takimi nuk ka përfunduar ende, ndërsa mësohet se nga aksioni i ndërmarrë në disa lagje për arrestimin e personave të ndryshëm me precedentë penalë janë vënë në pranga disa persona.

E ndërsa aksioni është në vazhdim nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia për arrestimet e kryera.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura