Dalin pamjet e reja me dron nga vendi i tragjedisë në Genova

Aug 19, 2018 | 8:55
SHPËRNDAJE

Zjarrfikësit italianë kanë lëshuar pamje të marra me dron, që tregojnë zonën rreth vendit ku u shemb ura në Xhenova.

Edhe pse kanë kaluar pesë ditë nga ngjarja, kërkimet ende vazhdojnë, ndërsa deri tani numri i viktimave ka shkuar në 43.

Një shtetas rumun i është shtuar listës së viktimave që shkaktoi shembja e urës.

36-vjeçari Marian Rosca nga Rumania ka ndërruar jetë në spitalin e Xhenovës, duke mos u shpëtuar plagëve të marra nga tragjedia e 14 gushtit, ndërsa ekipi ka nxjerrë nga rrënojat shtetasin italian Mirko Viçini, 31 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura