Dalin pamjet/ Banesa ku ndodhi krimi pas mesnate në Kavajë, gruaja thirri të dashurin të sqaronte ndarjen, por aty…

Oct 10, 2019 | 9:52
SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet nga banesa ku ndodhi ngjarja e rëndë në Kavajë pak pas mesnatës së të mërkurës, rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 në Kavajë.

Sipas policisë, Dritan Haxholli, banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q.

Në banesë ndodhej dhe shtetasi Bledar Toci, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Viktimë ka mbetur Dritan Haxholli, ndërsa i plagosur polici i Burgjeve Bledar Toci.

shtepia1

HISTORIA

Gazetari i “Panorama” raporton se ne banesen e gruas me iniciale M.Q ishin polici i burgjeve qe mbeti i plagosur dhe dy persona te tjere.

Shtetasja M.Q nderkohe ishte e martuar dhe burrin e kishte ne Itali.

Viktima Dritan Haxholli kishte pasur nje lidhje dashurie me gruan, por ishin ndare pak jave me pare. Ky i fundit nuk e kishte pranuar ndarjen. Se fundmi kishte marre vesh se ne shtepine e saj mbremjen e djeshme ndodheshin persona te tjere. Rremben kallashin dhe hyn ne banese.

Sic raporton news 24, Haxholli e kishte marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se nëse ndaheshin, nuk do ta linte të qetë. Në këto kushte presioni, vajza e ka ftuar Haxhollin në banese për t’u sqaruar. Po ashtu ajo ka thirrur mikun e saj Bletar Tocin, i cili i kishte ofruar ndihme se do i zgjidhte konfliktin me ish te dashurin. Në momentin kur ndodhi ngjarja, në banesën e vajzës ishin edhe 2 persona te tjerë, miq dhe fqinje të së resë.

Ne sherr e siper, Haxholli ka qelluar policin e burgjeve, Bledar Tocin, nderkohe qe ky i fundit i pergjigjet me pistoleten e sherbimit duke e goditur ne qafe dhe lene te vdekur.

Policia ben kontroll ne banesen e efektivit Toci dhe te velllait dhe gjeten tete doza hashash.

shtepia2 shtepia3 shtepia4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura