Dalin pamjet/ Autorët të armatosur me kallashnikovë, si u plagos biznesmeni në Kurbin. Makina drejtohej nga Fabian Gaxha

Oct 7, 2019 | 19:11
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e 7 shtatorit 2017, katër persona të armatosur zbarkuan në lokalin e Rudolf Tomës në Kurbin. Pas debatit më të dhe me disa klientë të lokalit, ata qëlluan në drejtim të biznesmenit 32-vjeçar, duke e lënë të plagosur rëndë.

News24 ka mundur të sigurojë nga burime të besuara videon e momentit të plagosjes së Rudolf Tomës në ambientet e jashtme të lokalit të tij, pamje që janë filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë.

Siç rezulton nga pamjet 4 persona mbërrijnë në biznesin e 32-vjeçarit me një automjet luksoz, që sipas burimeve drejtohej nga Fabian Gaxha, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e Bllokut.vrasja-ne-kurbin

Personat e armatosur afrohen tek pronari i lokalit dhe klientët dhe pasi godasin me grusht njërin prej tyre, qëllojnë në drejtim të Tomës. Më pas, burimet thonë se ata largohen krejt qetësisht me automjetin e tyre.

Burimet bëjnë me dije se edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë identifikuar, por prokuroria e Kurbinit e cila e ka në duar dosjen prej dy vitesh, nuk sqaron se në çfarë faze janë hetimet dhe përse ata nuk janë arrestuar.

Institucioni i akuzës refuzoi t’i përgjigjej interesimit të News24 lidhur me këtë çështje. Madje nuk sqaroi nëse videoja që disponon News24 është sekuestruar ose jo nga ana e tyre.
Burimet të besuara thanë se materiali filmik nuk është pjesë e dosjes hetimore, çka të bën të dyshosh se institucionet ligjzbatuese, duket se kanë qenë shumë pak të interesuara për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Burimi: Balkanweb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura