Dalin koutat e reja, ja favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve

Apr 5, 2018 | 12:53
SHPËRNDAJE

Edhe pse ende nuk dihet se kush do të jenë 4 gjysmëfinalistet e Ligës së Kampioneve për këtë sezon, rezultatet e thella të arritura nga disa prej ekipeve në ndeshjet e para, i kanë bërë kompanitë e basteve që të ndryshojnë ndjeshëm kuotat për fitimin e këtij kompeticioni.

barcelona-psg_19mdzbttutwra1txgjcgxj1ssz

Sipas “Bet 365” pretndentët kryesorë janë katalunasit e Barcelonës. Fitimi i kompeticionit nga spanjollët kuotohet me 3.25. Pas tyre vjen një tjetër ekip spanjoll, Reali i Madridit që kuotohet me 3.40, pastaj Bajerni me 4 dhe më pas Liverpuli (6.50), Siti (17), Sevija (151), Roma (201) dhen në fund Juventusi me 251.

real madrid

E njëjta gjë dhe për kompaninë “888sport”, ndërsa ”Betfair” i sheh të barabarta shanset e Realit dhe Barcelonës për të fituar trofeun. Secila prej tyre kuotohet me 3.25.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura