Policia e Vlorës dha detajet ne lidhje me ngjarjen e rende qe u shënua mbrëmë në nje lokal ne qytetin bregdetar.
Sipas bluve, rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.
Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.
Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:
1. Florian Hila, 28 vjeç.
2. Arta Luka, 26 vjeçe.
3. Arsonel Llanaj, 32 vjeç.
“Panorama” sjell fotot e dy djemve te plagosur:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al