Dalin fotot/ Kush është koka e prostitucionit në Shkodër, me zinxhirë floriri dhe femra në krevat

Nov 19, 2017 | 11:47
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Rinard Tota, 50 vjeç, i dënuar disa herë është arrestuar sot nga policia e Shkodrës gjatë operacionit “Balerinat” me akuzën për shfrytëzim prostitucioni. Ai akuzohet si organizator i këtij aktiviteti ilegal në një lokal-motel në pronësi të tij në qytetin e Shkodrës. Po kush është Rinard Tota?

Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. 50-vjeçari ka ndërruar disa herë emrat. Nga Frederik në Rinard, nga Tata në Tota me qëllim për t’i shpëtuar policisë.

auto_pro1511038029 auto_tota1511038027

Kush është koka e krimit, i dënuar disa herë?

Policia e Shkodrës ka finalizuar ditën e sotme një operacion, në fund të të cilit janë arrestuar 7 persona. Të arrestuarit akuzohet se kanë krijuar një rrjet prostitucioni që funksiononte në Shkodër. Mes të arrestuarve është edhe Rinard Tota, i cili ishte koka e këtij grupi.

Te-tata-shkoder

Për policinë ky emër nuk është i panjohur pasi ka qenë i arrestuar dhe dënuar për vepra të ndryshme penale.

ARRESTIMI

Ambienti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard Tota, ku realizohej veprimtaria kriminale është sekuestruar nga policia në kuadër të operacionit kombëtar “Forca e ligjit” që ka të bëjë me sekuestrimin e aseteve të ardhura nga aktiviteti kriminal.

tota 2

Pikërisht tek ky ambient, forcat e policisë kanë mësyrë sot, duke i rrethuar Rinard Totën dhe Kastriot Musën dhe më pas arrestuar si organizatorë të prostitucionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura