Dalin fotot/ Kur ekzekutohej Haxhi Qamili, si u var publikisht në gusht 1915

SHPËRNDAJE

Qamil Zyber Xhameta nga fshati Sharrë i Tiranës, i njohur si Haxhi Qamili, ishte figura qendrore e kryengritjes së Shqipërisë së Mesme në vitet 1914-1915. “Xhelal bej Zogolli kryesoi gjyqin e kryengritësve, në përfundim të të cilit kryengritësit u dënuan me vdekje dhe u varën publikisht më 16 gusht 1915”- shkruan drejtoria e Arkivave, teksa poston edhe foto nga gjykimi.

16 gusht 1915, ekzekutimi i Haxhi Qamilit

Qamil Zyber Xhameta nga fshati Sharrë i Tiranës, i njohur si Haxhi Qamili, ishte figura qendrore e kryengritjes së Shqipërisë së Mesme në vitet 1914-1915. Parimet e Haxhi Qamilit dhe të kryengritësve që udhëhiqte ishin kundërshtimi i politikave pro-perëndimore të mbretit Wied dhe qeverisë së Esat Pashës, dhe bashkimi pa kushte me Portën e Lartë. Duke qenë se kjo lëvizje kryengritëse u bë pengesë për zhvillimin e vendit, qeveria arrestoi udhëheqësin e saj bashkë me një tufë mbështetësish. Xhelal bej Zogolli kryesoi gjyqin e kryengritësve, në përfundim të të cilit kryengritësit u dënuan me vdekje dhe u varën publikisht më 16 gusht 1915. Sjellim këtu fotografitë e bëra gjatë gjykimit të Haxhi Qamilit. Foto nga Kel Marubi dhe Qemal Kaçulini. Kopje nga Fototeka e AQSh.qamili2 qamili1 qamili

 

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.