Dalin fotot/ “I arrestuari në Shkodër, darkë me deputetin e PS dhe shefat e policisë”

Sep 8, 2018 | 13:35
SHPËRNDAJE

Ne vijim te akuzave te forta per krimin e lidhur ngushte e bere njesh me pushtetin, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot dy foto, ne te cilat duket i arrestuari ne aksionin e fundit policor ne Shkoder, teksa darkon me deputetin e PS dhe me shefat e policise.

Behet fjale per te arrestuarin Erogen Brajoviç, ish-futbollist i Vllaznisë për disa vite, e me pas anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës me partinë PBDNJ dhe aktualisht është drejtues i kësaj force politike në Shkodër.

Brajoviç është një person aktiv në jetën publike të Shkodrës, i fokusuar jo vetëm te çështjet politike, por edhe ato sportive. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa është edhe një biznesmen i suksesshëm i qytetit.

Postimi i Berishes 

Krimi dhe pushteti!

Erogen Vaso Brajovic me deputetin Harusha dhe ne darke me shefat e komisariatit te Shkodres! sb

1 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura