Dalin fotot e fundit të avokatit shqiptar Besnik Muço para zhdukjes

Nov 19, 2017 | 19:50
SHPËRNDAJE

Kur kane kaluar me shume se dy jave nga raportimi per zhdukjen e tij, dhe ne nje kohe qe mediat italiane flasin per nje kufome te gjetur ne ujerat e Leçes qe dyshohet se eshte e avokatit shqiptar, dalin te tjera foto te Besnik Muços, para zhdukjes se tij.

Në dy fotografi qe ka publikuar Report tv, Muço shihet në njërën teksa qëndron pranë një vajze të vogël në një zonë bregdetare, kur ka qenë me pushime në Shqipëri.

Ndërsa në një fotografi tjetër ai ndodhet në praninë e të gjithë familjes, gruas, vajzës dhe djalit të tij, të cilët nuk shfaqen për arsye privatësie, me rastin e ditëlindjes së djalit të tij, çka mendohet se është edhe fotografia e fundit në të cilën shfaqet Muço përpara zhdukjes së tij të mistershme.

Besnik Muço ka qenë Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme deri në vitin 1997. Pas lënies në këtë vit të detyrës si prokuror në organin qendror të akuzës, sipas familjarëve, Besnik Muço ka kërkuar azil politik në Itali.

312058 312057_2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura