Dalin fotot/ Can Yaman i dashuruar me gazetaren italiane të sportit, kaluan 5 ditë pasionante në hotel

| 13:16
SHPËRNDAJE

Can Yaman, i cili është një ndër aktorët më seksi dhe më të preferuar turq, raportohet se ka nisur një histori dashurie me gazetaren italine të sportit, Diletta Leotta.

Ishte prezantuesja radifonike Anna Pettinelli, e cila hodhi “bombën“ gjatë programit të saj në radion RDS.

“Lajmi vjen nga një burim i sigurtë, por unë preferoj të mos e zbuloj,”– u shpreh ajo, teksa zbuloi se Can dhe Diletta kishin qëndruar në të njëjtin hotel në Romë dhe ishin parë duke shkëmbyer puthje pasionante .

Disa orë më vonë, erdhi konfirmimi nga revista Chi, që publikoi foto të tyre teksa përqafoheshin.

“Diletta Leotta dhe aktori turk Can Yaman, janë të dashuruar dhe kanë kaluar pesë ditë pasionante në një hotel të madh në qendër të Romës. Ata shkëmbyen puthje dhe përqafime,”- shkruan e përjavshmja italiane.

“Gazetarja, e cila duket se e ka  mbyllur përfundimit historinë me boksierin Daniele Scardina, u takua me aktorin në Romë, pasi ky i fundit mbërriti aty për të xhiruar një reklamë dhe për të nënshkruar kontratën e re të Sandokan. Të dy u ndanë mëngjesin e së duelës kur Can u kthye në Turqi dhe Diletta shkoi në stadium për të raportuar ndeshjen Roma-Inter,”– shkruan Chi.

/Panoramaplus.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.