Dalin emrat/ “Na njohin”, kush janë grabitësit që terrorizuan familjen shkodrane mbrëmë

Feb 21, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj jane emrat e grabitesve qe arrestoi policia ne Tirane per ngjarjen e ndodhur mbremjen e te martes ne fshatin Shirq të njësisë Dajç.

Ata u kapen ne kryeqytet, disa ore pasi kishin grabitur ne vilen dykateshe një makine tip ML ngjyrë të zezë me targe 267 NG, një armë gjahu cifte dhe një celular.

Terrorizuan familjen me armë, i vodhën makinën. Ja ku u kapën dy grabitësit, automjeti…

Nuk u ka zgjatur shume arratia dy grabitesve qe terrorizuan mbreme nje familje ne Djac, duke i vjedhur autimjetin. Gazetari i “Panorama” ben me dije se policia ka mundur te arrestoje dy grabitesit.

Sipas te dhenave nga policia ata jane arrestuar ne Tirane, ku kishin shkuar fill pasi kishin bere grabitjen. Po ne Tirane eshte gjetur edhe makina qe vodhen.

Dy grabitës me armë u hyjnë natën, u vjedhin makinën. Familja: Na njohin sepse…

Dy grabitës me armë kanë terrorizuar një familje në fshatin Shirq të njësisë Dajç. Gazetari i “Panorama” bën me dije se kanë qenë dy persona me armë zjarri tip pistoletë që kanë hyrë në një banesë dykatëshe.

Banesa ku ndodhi grabitja
Banesa ku ndodhi grabitja

Mësohet se ata kanë grabitur një makine tip ML ngjyrë të zezë me targe 267 NG, një armë gjahu cifte dhe një celular.

Familjaret thonë se është dikush që i ka njohur mirë, edhe pse ata nuk kanë parë dot gjë. “Është dikush qe na njeh sepse shtepia ka sistem alarmi dhe kamera sigurie, por sinjali i alarmit nuk ka rënë”- thonë familjarët.

Policia ne vendngjarje po heton dhe nga të dhënat e para ka shoqëruar tre persona. Grabitesit kane qene 2 persona te cilet jane larguar ne drejtim te paditur.

banesa1 banesa2 banesa3 banesa4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura