Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në lagjen ‘Partizani’, Shkodër, ku u konstatua se në një mjet tip motor ishte vendosur lendë eksplozive.
Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit Lulzim Kulla, 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë, D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën, thote Policia.
Të tre këta shtetas u derguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar.
Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore.
“News 24”, ben me dije se jane identifikuar personat qe mbeten te plagosur nga shperthimi ne Shkoder. Ata jane Lulzim Kullaj, 42 vjeç, Arjola Gjonaj, 31 vjeçe, Pjetër Arra, 53 – vjeç, Gentian Suça 40 vjeç, Ditmir Myftia 32 vjeç, Pjeter Daka 60 vjeç dhe Gardosileviç Roikq, 50 vjeçe.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.
Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO.
Nga shperthimi u demtua ndertesa dhe nje automjet tip fuoristrade, qe ishte e parkuar fare prane nderteses.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al