Dalin detaje të reja nga aksidenti në Tivar ku vdiq i riu shqiptar (foto)

Aug 12, 2017 | 19:02
SHPËRNDAJE

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje rreth orës 23:00 në kryqëzimin në afërsi të Komunës Tivar të Malit të Zi.

i-aksidentuari-ne-tivar

29-vjeçari shqiptar, nga Tirana, i identifikuar si Enes Rama, udhëtonte bashkë me një tjetër person, i identifikuar vetëm me iniciale R.R, i cili ka mbetur i lënduar rëndë.

Ata mësohet se lëviznin me një “Porsche Pamera” dhe u përplasën me një makinë “Toyota Jaris” me targa të Tivarit.

Përplasja e dy automjeteve ka qenë aq e fortë, sa një prej makinve ka plagosur edhe 2 kalimtare të rastit. Gjithsej 6 të plagosur.

Përplasja ka rezultuar fatale për të riun shqiptar i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Mediat malazeze shkruajnë se mes te plagosurve, identiteti i te cileve nuk behet me dije, ka edhe fëmijë, që ndodheshin në mjetin me targa të Tivarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura