Daliç kapi “mat” Deshampin pa dhuratë, ja momentet pikante që nuk u panë në finale

Jul 16, 2018 | 11:11
SHPËRNDAJE

Kupa e Botës përfun doi në duart e francezëve dhe u ngrit fillimisht nga portieri Hygo Loris, por përpara se të niste ndeshja u sigurua mirë nga dy roje të sigurisë që rrinin të “ngrysur” dhe shihnin me egërsi. Me të drejtë, kishin për detyrë të mbronin gjënë më të çmuar të ditës.

dalic2

PA DHURATË- Trajneri i Francës Didie Deshamp u kap i papërgatitur nga homologu i tij Zlatko Daliç. Ky i fundit kishte një dhuratë për trajnerin francez të paketuar me logot e Kroacisë. Të dy trajnerët u përqafuan dhe me gjasë Deshamp i kërkoi falje që nuk kishte një dhuratë për të.

deshamp dalic

I SHKURTËR- Ndoshta nuk u vu re, por në momentin e shortit të arbitrit Pitana për nisjen e lojës, djaloshi që solli topin ishte më i gjatë sesa Luka Modriç. Madje, ai ishte më i gjatë edhe sesa dy asistentët e arbitrit dhe konkurronte gjithashtu portierin Loris dhe vetë Pitanën, i cili ishte 193 centimetra.

SUPER MBAPE- Kilië Mbape nuk është më një adoleshent. 19-vjeçari zhvilloi një Botëror spektakolar, por përpara se të shënonte, në pjesën e parë bëri një veprim që shastisi mbrojtësin Vida. I kaloi topin mes këmbëve, por në fakt loja u ndal për pozicion jashtë loje.

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura