Daliç çon në qiellin e shtatë Kroacinë: Këta djem s’janë normalë, nuk e dini ende ç’do bëjmë…

SHPËRNDAJE

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, u shfaq i ngazëllyer pas kualifikimit historik ndaj Anglisë për në finale. Daliç pati vetëm fjalët më të mira për djemtë e tij, të cilët i çoi në qiellin e shtatë.

dalicc

“E meritonim këtë arritje. Përgëzime djemve, por ata nuk janë normalë. Këta djem të mrekullueshëm e dogjën në fushë. Ajo që kanë arritur sot ka qenë vetëm fantazi më parë. Mënyra si vrapuan, si luftuan, nuk ishte parë ndonjëherë më parë. Falë tifozëve që kishin ardhur nga e gjithë Kroacia, Bosnja apo e gjithë bota. Ende nuk e kemi thënë fjalën tonë të fundit. Nuk besojmë se ky është fundi ynë. Kemi edhe një ndeshje, dhe në dashtë Zoti, do shpallemi kampionë. Ndoshta nuk jemi ende të vetëdijshëm për atë që kemi bërë, por bota nuk e di se çfarë është në gjendje të bëjë Kroacia.” – deklaroi Daliç.

 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakRekordi i pabesueshëm i Kroacisë, ekipi i parë që i “mbijeton”…
Artikulli tjetërFOTO/ Anglia eliminohet në gjysëmfinale, tifozët të pamëshirshëm në rrjetet sociale

S'KA KOMENTE

Comments are closed.